Nicole Scherzinger, 46 vjeçe, bëri përshtypje me një pamje ‘ala Baywatch’ ndërsa vraponte në një plazh në Havai me bikini leopardi.

Ish-këngëtarja e ‘Pussycat Dolls’ ndau me ndjekësit e saj në Instagram një album me foto, duke treguar format e saj elegante dhe stilin e rafinuar me syze dielli të mëdha dhe aksesorë elegantë.


Përveç momenteve nga pushimet, Nicole ndau edhe emocionet e saj mbi suksesin në Broadway, shkruan DailyMail.

95005253 14375669 Nicole Scherzinger channeled her inner Bay Watch as she went for a 17 1739036233904

Aktualisht, ajo interpreton rolin e Norma Desmond në muzikalin Sunset Boulevard, një shfaqje e suksesshme që i ka siguruar duartrokitje të gjata në Teatrin St. James në New York.

Scherzinger postoi gjithashtu një video nga viti 2008, ku ëndërronte të ishte në Broadway, ndërsa xhironte videoklipin e ‘When I Grow Up’ në afërsi të teatrove të famshëm.

“Një ditë do të kthehem në skenë”, thoshte ajo atëherë – dhe tashmë, ëndrra e saj është bërë realitet. /Telegrafi/

95005639 14375669 The former Pussycat Doll 46 looked incredible in the skimpy two  a 16 1739036229928

95005257 14375669 In one clip Nicole sent pulses racing as she boasted a balconett a 15 1739036224730