Nicole Scherzinger feston 47-vjetorin me bikini në plazh

Nicole Scherzinger ka festuar ditëlindjen e saj të 47-të me stil, duke treguar format e saj të tonifikuara në një video të ngarkuar në Instagram, ku shihet duke shijuar një ditë relaksuese buzë detit.
E veshur me një bikini bardhezi, ylli i muzikës dhe Broadway-it dukej në formë perfekte, ndërsa pozonte para kamerës në një destinacion tropikal.
Me flokët e gjatë dhe valë të natyrshme që rridhnin mbi shpatullat, Nicole shtoi më vonë edhe një kapelë të madhe për të kompletuar pamjen verore, shkruan DailyMail.
Në mbishkrimin e videos ajo shkroi me humor: “Këndvështrim i drejtpërdrejtë: Njerëzit e lindur në vitin 2000 mbushin 25 vjee dhe unë gjithashtu”.
Në një tjetër postim, Nicole tregoi anën e saj shpirtërore duke medituar në perëndim të diellit pranë oqeanit, teksa falënderonte për një vit të ri në horizont dhe shprehej mirënjohëse për çdo moment të jetës.
Përveç ditës në plazh, këngëtarja festoi edhe në një ambient nate me miqtë e saj, ku u shfaq me një fustan me thekë dhe detaje të shndritshme.
Ajo kërceu gjithë natën, shijoi ushqime si pica dhe ndau momente nga festa me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe urimet e ditëlindjes”, shkroi ajo pranë një videoje me këngën “Birthday Girl” të Lizzo-s në sfond. /Telegrafi/






























































