Barcelona është këndellur në muajt e fundit pas një starti shumë të dobët.

Por këtë edicion për klubin katalunas kanë dalë në skenë shumë talentë si Gavi, Pedri, Nico Gonzales e të tjerë.


Njëri nga talentët e mëdhenj të Barcelonës është Nico Gonzalez, që këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me ekipin e parë, duke shënuar dy gola e duke asistuar në një tjetër.

1370385610.0 1

Mesfushori qendror ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, por ai ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë gjithë jetën në Camp Nou.

“Do të takohem së shpejti me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin e kontratës time. Do të doja të qëndroja këtu gjithë jetën", tha Nico Gonzalez.

1238677678

Tutje talenti i madh katalunas ka zbuluar se katër vite më parë ka refuzuar transferimin në Angli te Manchester City, pasi është një tifoz i Barcelonës.

"Në moshën 16-vjeçare refuzova një ofertë të Manchester City, pasi kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës”, deklaroi Nico Gonzalez. /Telegrafi/

telegrafi sport app