Nicholson i ka dërguar dokumentet në Gjykatën e Lartë në Los Angeles gjatë të premtes, duke thënë se ai ia kishte ofruar paratë ish-ekzekutivit të studios, Mark Canton, me qëllimin që t’i ndihmojë atij të mbulojë një hua bankare.

Por aktori thotë se Canton ende nuk e ka paguar asnjë nga paratë e huazuara, bën të ditur TMZ. Nicholson kërkon shumën e dhënë të parave si dhe shtesën e interesit.