LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimeve në Pishinën e Gërmisë, flasin qytetarët

Ngritja e çmimeve në Pishinën e Gërmisë, flasin qytetarët

Pishina e Gërmisë ka shënuar dyfishin e rritjes së çmimeve të biletave në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë pesë ditëve të javës, çmimet për biletën hyrëse variojnë nga 2 euro për fëmijë dhe 4 euro për të rritur. Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur bëhet 5 euro, kurse për fëmijë çmimi mbetet i njëjtë.

Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore është 50 euro. Rritja e çmimeve ka ndikuar që vizitorët të ankohen, duke mos anashkaluar edhe nivelin e papastërtisë.


Qytetarët janë shprehur për KosovaPress, se çmimet e biletave hyrëse janë të larta, e po ashtu edhe ato të pijeve dhe të ushqimeve.

Qytetari Nol Ukaj, i cili ishte në pishinën e Gërmisë me bashkëshorten dhe tre fëmijët, tha se sivjet çmimet janë dyfish më të shtrenjta në krahasim me vitin e kaluar.

Për të ardhurat që janë në vendin tonë, Ukaj tha se beson që nuk ia vlen të vizitohet pishina e Gërmisë. Sipas tij, niveli i pastërtisë nuk është në nivelin e duhur.

“Po në krahasim me vitet e kaluara, çmimet kanë qenë për dyfish më shtrenjtë…Vjet për shembull kur kam ardhur ka qenë 2 euro hyrja, sivjet kam paguar 4 euro. Për fëmijë vjet ka qenë 1 euro, sivjet është bërë 2 euro. Çadra është 4 euro, vjet ka qenë 1 euro, e njëjta çadër me të njëjtat kapacitete. Për të ardhurat që i kemi, nuk besoj që ia vlen dhe është çmimi shumë i shtrenjtë dhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur. Investime krahasim me vjeteshin pashë shumë pak, meqenëse e vizitoj pothuajse çdo vjet, por nuk do të duhej të jetë arsyetim investimi, investimet do të duhej të bëj kjo kompania publike që e menaxhon bazenin e Gërmisë e jo qytetarët, me na shpagu neve në hyrje.”, tha ai.

Se çmimet janë të larta në pishinën e Gërmisë e pohoi edhe Nuhi Cubaj. Ndër të tjera, ai tha se çmimet e larta bëjnë që ai mos të shkojë më në pishinë.

“Jam vizitues i rregullt i fundjavës, por çmimet janë shumë të shtrenjta, vitin e kaluar kanë qenë më të lira, sivjet janë dyfishuar apo mos të them trefishuar. Është 5 euro për të rritur një biletë…Hyn aty tek mesi, ku është ndarja për të rritur dhe për të vegjël, është maksimumi i papastërtisë, njëherë kam hyrë, nuk hyhet më, të hysh më në mes kundërmos, pa pastërti, fëlliqësirë, më falni në shprehje, sot kam ardhe por më nuk do të vi, ja bileta, 5 euro kam paguar biletën, 4 euro për vajzën, tash 9 euro , nuk ia vlen”, u shpreh ai.

Ndërsa, Valmir Halimi përveç çmimeve të larta, u ankua edhe për papastërtinë në këtë pishinë.

“Çmimet nuk ishin edhe aq të lira, pesë euro goxha shumë janë po tash nuk po e di, kanë thënë që kanë bërë renovime, por nuk po shoh diçka mirë, nuk ke llogari për ta paguar edhe hyrjen pesë euro edhe shtratin ekstra… Vallahin çka nuk pashë më herët, me tregu aso gjërash nuk bënë, por nuk mu duk pastërti e mirë”, tha ndër të tjera Halimi.

Në anën tjetër, Ismajl Sadiku nga Prishtina, i cili për sivjet, sot e vizitoi për herë të parë pishinën e Gërmisë, tha se i pëlqen se si është bërë pishina.

Për çmimin e hyrjes, ai tha se nuk është i shtrenjtë, por sipas tij, të shtrenjta janë ushqimet dhe pijet.

“Pak çmimet për me hëngër me pi shtrenjtë se hyrja nuk është shtrenjtë. Po për shembull një hamburger 4 euro, një birrë 3 euro e gjysmë, lëngjet ka 3 euro, ajo shumë shtrenjtë. .. Ama kaq shtrenjtë s’e kam ditë që është, kaq shtrenjtë, për shembull 3 euro e gjysmë një birrë, lëngjet, senet, vetëm akulloret për fëmijë janë të lira se këta senet janë shumë shtrenjtë, 4 euro një hamburger, shumë shtrenjtë është, ai me kanë një pulë hajt, jo një hamburger”, tha ai.

Shaban Bicaj tha se çmimet nuk janë edhe aq të larta, derisa potencoi se askund nuk ka më lirë.

“Prej që është filluar kjo me punu, jam i pari këtu…Kur është lëshuar në punë, është kanë në nivel të lartë ky, sepse 5% krejt punëtorët që jemi kanë në Prishtinë, i kemi dhënë për të. Ndërsa, më vonë shkoi t’u u dobësu, t’u u dobësu, por falënderojmë kryetarin e komunës sonë, Prishtinës, z.Rama që ka investuar këtu edhe bukur në nivel ka ardhë bazeni… Me thënë të drejtën ne në fillim u tremen njerëzit se nuk janë çmimet ku ta di unë aq, shembull 4 euro me hy, po çadrën e ke gratis, domethënë jetë 3 euro. E këtu me çarshafa, me dyshekë aty 6 euro, askundnuk e ki kaq lirë. … Paj me të thënë të drejtën unë pensioner jam, e kam nxjerr mujoren, do tjerë qashtu mujoren, se mujorja është 50 euro, e po i bjen, edhe pse nuk vjen rregullisht, përsëri është më lirë”, tha ai.

Ndërkohë që, për sigurinë e qytetarëve në pishinën e Gërmisë, kujdesen 12 persona nga ekipi i shpëtimtarëve.

Përgjegjësi i këtij ekipi, Shefqet Hasani, tregoi se këtë vit u bënë 20 vite prej kur ai punon si shpëtimtar në këtë pishinë.

Hashani u shpreh se ndodhin shpesh situata kur ka nevojë për ndërhyrje, por e specifikoi rastin kur ai kishte shpëtuar një familje tre anëtarëshe nga përmbytja.

“Një rast para disa viteve, në këtë pjesën ku ka qenë 4 metra e 20 centimentra, ajo pjesa e thellë, ka qenë një rast i komplikuar, një grua me një burrë edhe një djalë 5 vjeçar, kanë qenë duke notuar me dyshek edhe për një moment iu është rrotulluar dysheku. Dhe në atë moment ajo gruaja ka bërtit “Më është mbytë djali”, dhe unë isha në atë pjesën atje. I kisha ato lëpezat mbathur, sepse e kam ditur që do të ketë raste, edhe kam intervenuar shpejtë. E kam zënë atë djalin duke rënë poshtë, e kam kapur atë djalin edhe kam notuar me të shpejtë, deri në breg e kam dërguar. Jam kthyer për ata dy të tjerët, kur jam kthyer jam zhytur poshtë, ajo gruaja më ka kapur mbrapa, edhe unë kam arritur me u liruar prej saj, për ta ngritur lart mbi ujë edhe si e kam ngritë, ajo ende në atë stresin që iu ka mbytë djali, mendonte se iu ka mbytë djali. Dhe kur e kam dërguar në breg, ajo nuk e dinte se nuk i ka shpëtu djali. Ai djali po i thotë, mami na ka humbur dysheku” u shpreh ai.

Hashani iu bënë apel prindërve që t’i vëzhgojnë fëmijët e tyre përgjatë vizitës në pishinë, sepse sipas tij, ua lehtësojnë punët edhe atyre si shpëtimtarë, por edhe vetvetes.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori