Ngritet kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës

SPB Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike paraqiti kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat”.
Janë ngritur akuza edhe kundër D.P.S. (61) nga Strumica, K.B. (37) nga Bogdanci, L.J. (63) nga Novo Sellë dhe L.Gj. (62) nga Strumica për “kryerje të pakujdesshme të detyrave”, si dhe kundër G.P. (58) nga Shkupi, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e këtyre veprave.
Sipas akuzës, Kostadinov, si kryetar komune, ka shkelur rregullat në prokurimin publik të autobusëve elektrikë për NTP “Strumica-Transport”, duke punësuar një person pa kualifikimet e nevojshme profesionale dhe licencën A për mbikëqyrje teknike.
Dokumentacioni i tenderit përfshinte specifikime që ishin pothuajse identike me autobusët që u blenë.
"Me këto procedura, NTP “Strumica-Transport” bleu 10 autobusë elektrikë me vlerë 429.933.595 denarë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vënë në pikëpyetje cilësinë, sigurinë dhe besueshmërinë teknike të automjeteve", thonë nga SPB Strumicë./Telegrafi/


















































