LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të ATK-së

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të ATK-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit S.K. pasi që ekziston dyshimi bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri, S.K. gjatë periudhës kohore nga viti 2013,  deri në muaj shkurt të vitit 2019, duke vepruar në cilësinë e personit zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës në Prishtinë, i pandehuri S.K, në pozitën e ushtruesit të drejtorit të Njësisë se Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës, me qëllim të shkaktimit të dëmit për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për 120 bizneset ekonomike.

“Po ashtu, i pandehuri S.K. për disa biznese nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet, vizitë, kontrolle, rikontrolle e as inicim të procedurave penale, duke shpërdorur pozitën e tij  zyrtare apo autoritetin e tij. I pandehuri S.K. ka  autorizuar punëtorët e ATK-së, duke kërkuar nga ata që të  vizitonin disa nga bizneset ekonomike dhe duke kërkuar nga këta zyrtarë të Administratës Tatimore, të bëjnë korrigjimet e deklarimeve tatimore në ato biznese të vizituara, në cilat deklarime kanë qenë të lidhur me faturat e dyshuara dhe transaksione fiktive me biznese fiktive, në kundërshtim të nenit 64 par 2 të ligjit të ATK-së 03/L – 222,  duke mos ndërmarr veprime hetimore në  procedura penale bazuar ne nenin 68 të ligjit të ATK-së”, thuhet në komunikatë.


Në njoftim thuhet se me këto veprime i pandehuri S.K. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori