LAJMI I FUNDIT:

Ngrihen 45 milionë euro të buxhetit

Ngrihen 45 milionë euro të buxhetit

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se kanë ngrirë 45 milionë euro të buxhetit për projektet që sipas tij, Qeveria nuk ka obligime kontraktuale.

Hoti ka thënë se këto projekte nuk do të fillojnë për shkak të mungesës së rishikimit të buxhetit, njofton Klan Kosova.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka sqaruar se ky reduktim në buxhet prek 17 projekte të Ministrisë së Infrastrukturës për projekte të ndryshme komunale.


Qeveria në këtë mbledhje ka shqyrtuar po ashtu edhe raportin gjashtëmujor të buxhetit për vitin 2017, të cilin e ka prezantuar ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se të hyrat nga Dogana janë rritur më shumë se vitin e kaluar, ato në ATK po ashtu janë rritur për 9 %, derisa edhe ato nga huamarrja janë rritur për 130 milionë euro.

Sipas tij, investimet po ashtu janë rritur për 19 %, kryesisht në infrastrukturë.

Në këtë raport është bërë po ashtu e ditur se deri tani janë shpenzuar 769 milionë euro, prej tyre 274 milionë euro për paga.

Hoti ka prezantuar po ashtu se gjendja e fondeve deri më 31 qershor është 362, 72 milionë që sipas tij, është më mirë se në vitin e kaluar.

Derisa kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka thënë se do të ketë problem në realizimin e të hyrave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe të hyrat nga Komisioni Evropian, por megjithatë sipas tij, ka qenë një performancë e mirë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori