Pantone e ka shpallur prej disa muajsh ngjyrën e vitit 2019 dhe, sidomos këtë pranverë, do të dominojë më shumë se çdo stinë

Ajo që njihet si Living Coral është ngjyra që do t’ju falë shkëlqim.


Queen Elizabeth II Orange Outfit March 2019

Si çdo vit, edhe këtë herë, Pantone ka respektuar traditën. Ngjyra korale (Living Coral) është e ëmbël dhe shumë miqësore, "inkurajon shkëlqimin dhe dëshirën e zjarrtë", por edhe "mishëron dëshirën për pasionet e fshehura."

Me fjalë të tjera, nuk është një ngjyrë super serioze, por, në të vërtetë, është një ngjyrë mjaft e largët nga ajo Ultraviolet, që dominoi vitin e kaluar.

00 story gigi hadid

Supermodelet Bella Hadid dhe Kendall Jenner mund të kenë qenë ndër të parat që dhanë sinjalin për ngjyrën e këtij viti, sepse të dyja u veshën me korale, në Paris, në shtatorin e vitit të kaluar.

a18888c2d5656b258222de123067eea9

Megjithëse koralja është, në fakt, një ngjyrë klasike që mund të gjendet rëndom nëpër dyqane, ne presim me padurim ta shohim dominuese gjatë këtij viti.

Nëse nuk ju mjafton akoma një zgjedhje e tillë, hidhini sytë nga Mbretëresha Elisabeth. Edhe ajo është e veshur këmbë e kokë me korale.

BBUxw3p