LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra uji në vend të makijazhit

Ngjyra uji në vend të makijazhit

Ylli i serialit “Desperate Houswives”, Eva Longoria, ka treguar se ka pasur ndalesa të rrepta gjatë kohës kur jetonte me prindërit e saj.

Duke qenë se është rritur në një familje katolike në Teksas, Eva nuk ka guxuar të vë makijazh dhe as të dalë pas orës 22:00.

Aktorja e njohur ka zbuluar se në vend të hijeve për sy është zbukuruar me ngjyra uji.

“Ngjyrosesha me ngjyra uji, ndërsa shkumësat me ngjyra i kisha zëvendësim për buzëkuqin. Para se të kthehesha në shtëpi, e laja fytyrën te shoqet e mia”, ka treguar 36-vjeçarja. /Telegrafi/