obrve in1


Flokët e errëta
Nëse keni flokë shumë të errëta, ngjyra e vetullave ka nevojë për dy nuanca të çelëta. Për të çelur vetullat duhet të vendosni pak pudër ose disa tone më të ndritshme të hijes- p.sh. bezhi ose e kafe e çelët.

obrve in2

Flokë të çelëta
Të kundërtën e atyre me flokë të errëta duhet ta bëjnë ato femra që mbajnë flokë më të çelëta. Zgjidhni hije ose laps me nuancë pakëz më të errët se ngjyra natyrale e vetullave tuaja, dhe në këtë mënyrë do t’i shprehni. Megjithatë, kini kujdes që vetullat të mos jenë shumë të errëta, sepse mund ta çrregulloni harmoninë e fytyrës.

obrve in3

Si të ngjyrosni vetullat
Para se të vendosni t’i ngjyrosni vetullat, ndukni ato. Nëse përdorni hije, kujdes që të mos jetë i ndritshëm. Duhet të mundoheni që vetullat tuaja të duken sa më natyrshëm. Po ashtu, qoftë nëse vendosni hije ose pudër, kujdesuni që gjatë vendosjes të mos krijoni linja, sepse do t’u duken vetullat sikur t’i keni vizatuar.

/Telegrafi/