Një burrë është rrëzuar dhe ka mbetur i vdekur në vend disa sekonda pasi ishte ngjitur në skenë për të marrë një çmim që e kishte fituar në Indi.

Vishnu Pandey, 53-vjeç, po ngjitej në skenë për të marrë një çmim që i është ndarë agjentëve të udhëtimit në Agra të Indisë dhe nga gëzimi i madh filloi të vallëzojë, por në një moment humbi vetëdijen dhe u rrëzua në tokë pa shenja jete, transmeton Telegrafi.


Në video shihet momenti kur juria thërret emrin e Pandey, i cili derisa ngjitet në skenë për të pranuar çmimin vallëzon me një këngë të Bollywood-it.

Por, disa sekonda më vonë biznesmeni nga Mumbai humb drejtpeshimin dhe rrëzohet në skenë, duke i lënë të shokuar të pranishmit në sallë.

Ata menjëherë e dërguan në spital, por aty u shpall i vdekur. Mjekët kanë njoftuar se Pandey ka vdekur pas një sulmi në zemër. /Telegrafi/