LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet në veri, Kurti falënderon Sarrazinin për vizitën

Ngjarjet në veri, Kurti falënderon Sarrazinin për vizitën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë të hënës së 25 shtatorit është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti e ka falënderuar Sarrazin për vizitën e shpejtë pas sulmit të djeshëm në veri.

“Faleminderit, Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, për vizitën tuaj të shpejtë pas sulmeve terroriste të djeshme në territorin tonë. Mbështetja e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë, në këtë periudhë,  është një mbështetje e fortë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, ka shkruar Kurti në platformën X.


Sipas Zyrës së Kryeministrit tema qendrore e takimit ishte sulmi terrorist i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri, Afrim Bunjaku.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar emisarin gjerman, Sarrazin me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

Ai gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori