LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Dibër, babai kryen marrëdhënie seksuale me vajzën

Ngjarje e rëndë në Dibër, babai kryen marrëdhënie seksuale me vajzën

Guri Përgjegji, 46 vjeç, u arrestua nga policia, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të bijën.

Ai është banor i fshatit Përgjegje, në zonën administrative të Kastriotit, në Dibër.

Policia ishte njoftuar një ditë më parë në rrugë operative, se një minorene me inicialet E.P, 15 vjeçe, ishte në gjendje të rëndë psikologjike, për shkak të një agresioni.


Një patrullë e policisë e gjeti në banesën e xhaxhait të saj minorenen, që jetonte me babain dhe njerkën në këtë shtëpi që shihni në këto pamje.

perdhunimiPasi u dërgua në policinë e Peshkopisë, ajo u mor në pyetje nga një prokuror në prani të njerkës dhe një psikologu.

Gjatë seancës, ajo ka rrëfyer në detaje momentet e tmerrit, se si e kishte përdhunuar babai i saj biologjik.

Rreth orës 11 të së enjtes, ata gjendeshin bashkë në një zonë me pyll në afërsi të fshatit, ku ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas kësaj është larguar duke e lënë vajzën në gjendje shoku.

Për disa orë efektivët e policisë së Dibrës kanë kërkuar Përgjegjin nën zonën e pyllëzuar rreth fshatit, dhe pas 12 orësh e kanë lokalizuar atë në një shtëpi të braktisur.

E mitura, e cila u abuzua seksualisht ishte jetime nga nëna, ku pas vdekjes së saj, babai ishte martuar me një grua tjetër, me të cilën kishte dhe një fëmijë, përveç dy fëmijëve nga martesa e parë, fryt i së cilës ishte dhe 15- vjeçarja e abuzuar.

Veç dëshmisë së vajzës, dhe ekspertiza mjeko- ligjore ka konfirmuar përdhunimin e minorenes.

Ekspertët e mjekësisë ligjorë konfirmojnë faktin se ndaj së miturës ka pasur abuzim seksual, duke hedhur poshtë pretendimin e Guri Përgjegjit se, e gjithë ngjarja është e sajuar, për t’u hakmarrë nga vajza e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Kalo në kategori