Turizmi ka shënuar ngadalësim gjatë shkurtit me një rritje të hyrjes se të huajve në vend, me vetëm 7.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Instituti Statistikave publikoi së fundmi shifrat ku rezulton që gjatë muajit të dytë të vitit të kenë hyrë në vend mbi 1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 7.9 për qind, krahasuar me Shkurt 2024. Pak më shumë se një milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 6.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas INSTAT.
“Në Shkurt 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 543,216, duke pësuar një rritje me 8.5 për qind, krahasuar me Shkurt 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 516,058. Ky numër është rritur me 7,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në muajin Shkurt 2025, 543,803 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7.2 për qind, krahasuar me Shkurt 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2025, janë 523.151. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 5.5 për qind” thuhet në publikimin e INSTAT.
Të paktën 96 për qind e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 83 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6 për qind.
Sipas INSTAT qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 për qind të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Shkurt 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 7.4 për qind krahasuar me Shkurt 2024. Rritje në muajin Shkurt kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 29.6 për qind.
Turoperatorët presin që viti 2025 të ketë një ecuri të ngjashme me 2024-ën sa i takon sektorit duke e lidhur këtë me hyrjen e një sërë tregjeve të reja me kontrata garancie, një interesi në rritje edhe të tregjeve tradicionale që operojnë këtë formë por edhe interesit nga ata që vijnë individual. Vijimi i promovimit por edhe një raport më ekonomik në kosto dhe shërbim që ofron Shqipëria karshi tregjeve të tjera vazhdon ta mbajë atë në vëmendje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Bytyçi: Lidhja Trump–Erdogan mund të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e Kosovës

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Parashikimi i motit për fundjavë, temperatura deri 20 gradë Celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe