LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ekonomia e Britanisë së Madhe

Ngadalësohet ekonomia e Britanisë së Madhe

Ekonomia e Britanisë u rrit me normën më të ngadaltë në gjysmë viti në periudhën tremujore që përfundoi në Nëntor. Kjo erdhi ndërkohë që fabrikat pësuan rënie të mëdha prej kushteve të ashpra të tregtisë globale dhe afrimit të Brexit.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.3% gjatë tremujorit, në rënie nga norma prej 0.4% që u regjistrua në periudhën paraardhëse. Fabrikat pësuan periudhën më të gjatë të rënieve mujore në prodhim që prej krizës financiare, për shkak të kërkesës së dobët jashtë vendit.

Vetëm për muajin nëntor, prodhimi industrial ra me 1.5%, që është rënia më e madhe që prej gushtit 2013, sipas zyrës së Statistikave në Londër. Shqetësimet për ekonominë botërore janë shtuar prej luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës.


Të dhënat industriale në Gjermani dhe Francë treguan gjithashtu një përmbysje të prodhimit. Sipas analistëve, mund të ketë një faktor të ngjashëm që po godet sektorin në të gjithë Europën, si industria e makinave.

Prodhuesit e makinave në Europë janë përballur me rënie të kërkesës për motorët me naftë, për shkak të rregullave të ndotjes. Britania pritet të dalë më 29 mars 2019, dhe nuk është ende e qartë nëse bizneset do të vazhdojnë tregtinë me Europën pa ndërprerje në kufi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori