Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2000 e deri në fund të muajit shtator të vitit 2018 Kosova ka importuar nga Serbia produkte ushqimore dhe jo ushqimore në vlerë prej 5 miliardë eurosh, derisa prodhuesit kosovarë në këtë shtet gjatë kësaj periudhe kohore eksportuan produkte në vlerë prej 300 milionë eurosh.
Marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë po rriten nga dita në ditë, pavarësisht përkeqësimit të vazhdueshëm të raporteve politike në mes të këtyre dy shteteve.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) shihet se gjatë vitit 2017 importet nga Serbia kanë arritur rekordin që nga përfundimi i luftës e deri më tash. Gjatë këtij viti kompanitë serbe në vendin tonë eksportuan produkte në vlerë prej hiç më pak se 449 milionë euro, derisa në anën tjetër kompanitë kosovare në këtë shtet eksportuan produkte në vlerë prej 48 milionë eurosh e ku gjatë këtij viti deficiti tregtar ka qenë rreth 400 milionë euro, më i madhi deri më tash.
Situatë thuajse e ngjashme ka qenë edhe gjatë vitit 2016, ku gjatë këtij viti kompanitë serbe në Kosovë eksportuan produkte ushqimore e joushqimore në vlerë prej 387 milionë eurosh, derisa ato kosovare në këtë shtet eksportuan prodhime në vlerë prej 41 milionë eurosh, shkruan Gazeta “Zëri”.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se gjatë vitit 2015 kompanitë serbe në Kosovës eksportuan produkte ushqimore e joushqimore në vlerë prej 382 milionë eurosh, derisa ato kosovare në këtë shtet eksportuan produkte në vlerë prej 32 milionë eurosh.
Më tutje, duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se produktet ushqimore me bazë gruri, por edhe materialet ndërtimore janë ndër produktet kryesore që Serbia eksporton në vendin tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët