Njëqenush  nga streha që kujdeset për kafshët e braktisura, në Uellsin Jugor, sapo është shpërngulur te selia më e rëndësishme qeveritare në Britani: kryeministria.

Kryeminsitri Boris Johnson u pa të futet te selia e tij, në Downing Street, me një qenush 15-javësh, të cilin e ka quajtur Dajlin.


2 11

Qenushi ishte braktisur aty nga disa rritës qensh, por tani do të jetojë bashkë me kryeministrin dhe partneren e tij, Carrie Symonds.

3 12

Qenushi nuk është e vetmja kafshë fatlume që jeton në ndërtesën më të rëndësishme të qeverisë britanike.

4 12

Një maçok, i quajtur “Leri”, ndodhet gjithashtu në mjediset qeveritare, por pak gjasa ka të jetojë pranë qenit, pasi banon në një apartament në ndërtesën e njohur si “Nr.10”, ku jeton kryeministri. /tch/

5 8

6 8

7 8

8 5

9 5