Të gjithë janë krenar me Milot Rashicën e Florent Hasanin, me Kosovën dhe fitoret e saj, vrapojnë për foto dhe shkrime të bukura në rrjetet sociale, por në terren realiteti është krejt ndryshe.

Futbolli i Kosovës ka kohë që i ka dy fytyra, atë të ekipit A të Kosovës dhe atë të kampionatit vendor, klubeve.


Shumë pak investime, apo thënë ndryshe investime të lënë në gjysmë, qytet të mëdha që kanë nga një, maksimum dy fusha dhe pjesa tjetër, gërmadha të trashëguara.

E tillë është gjendje edhe e stadiumit ‘Ferki Aliu’ të Vushtrrisë, stadium që e ka prodhuar Milot Rashicën, që sot të gjithë krenohemi me të.

zyrtare rashica transferohet n euml vitesse hd

Aty e ka nisur edhe Florent Hasani, që pret debutimin me ekipin A, pasi shumë shpesh është tubuar.

Aty kanë luajtur edhe Vedat Muriqi e Amir Rrahmani, si mysafirë më klubet e tyre Liria dhe Drenica, sa ishin pjesë e Superligës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

Florent Hasani1

Stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri është lënë në harresë sikurse nga institucionet komunale, po ashtu edhe nga ato qendrore.

Në 20 vitet pas luftës ka filluar të nderohet vetëm tribuna perëndimore edhe atë është lënë në gjysmë. Klubi ka reaguar duke postuar edhe foto nga gjendja e këtij stadiumi, shkruan Telegrafi.

“I dhamë Kosovës shumë talenta ndër vite, rasti i fundit me Milot Rashicen e Florent Hasanin ku të gjithë po ndihemi krenar me këta djelmosha!”.

62243923 2261925917217473 2808592497696047104 n

“Ndërsa 20 vjet pas luftës, i vetmi investim në stadiumin e qytetit ka qene tribuna perëndimore (ndërtim i vrazhdë), e cila në plan projekt ka qene e paraparë të ndërtohen edhe zhveshtoret e reja, projekt që mbeti vetëm në letër”.

“Shikojeni gjendjen e mjerueshme të stadiumit 'Ferki Aliu' në Vushtrri”, thuhet në reagimin e klubit.

62256788 2261925040550894 2549090844254666752 n

Në fakt i gjithë projekti është lënë në letër, ani pse ishte paraparë për tu ndërtuar zhveshtoret e reja, pasi këto aktualet, realisht duken sikurse të një klubi që e ka braktisur shumë moti atë stadium.

62259776 2261926117217453 5760175885583908864 n

Ky qytet dhe shumë qytete tjera presin investime në fusha e stadiume, pasi në çdo lagje mund të jetë një Milot Rashicë.

62610191 2261925827217482 7921382271922208768 o

Klubi që këtë sezon luan në Superligë, ka postuar foto nga gjendja aktuale e stadiumit, që për shumë kë nuk do koment.

62515496 2261924463884285 2759042619643265024 o 1

Për shumë politikan që vrapojnë të fotografohen, më mirë do të ishte të punohet, të punohet aty nga ku vjen suksesi. /Telegrafi/

62336880 2261924227217642 3631525347054321664 n

62441142 2261924083884323 3664309712892985344 n

64477459 2261925543884177 7571956140880166912 n

62421849 2261926347217430 285600292798464000 n

telegrafi sport app