LAJMI I FUNDIT:

Nga shtatori tri incidente kanë ndodhur në veri lidhur me targat, thotë MPB

Nga shtatori tri incidente kanë ndodhur në veri lidhur me targat, thotë MPB

Që nga 1 shtatori, në veri të vendit janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo pronës së qytetarëve, të cilët i kanë konvertuar targat e veturave nga ato ilegale që lëshohen nga Serbia, në legale të Republikës së Kosovës – RKS.

Kështu bëri të ditur në një përgjigje me shkrim për Telegrafin zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi.

Sipas saj, Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, të cilët po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat.


“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, tha Fetoshi.

Ndërkohë, regjistrimi i veturave është duke vazhduar. Zëdhënësja e MPB-së bëri të ditur se gjithsej deri tani janë regjistruar 20 vetura.

“Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Sot edhe një tjetër qytetar ka bërë regjistrimin e veturës së tij në veri”, tha tutje Fetoshi.

Ajo ftoi qytetarët që të vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat e tyre duke shfrytëzuar lirimet tatimore e doganore, të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.

“Duke filluar nga 1 nëntori institucionet e Republikës së Kosovës së bashku me instancat e saj do të përkujdesen që rendi dhe sundimi i ligjit të shtrihen kudo në Kosovë. Policia jonë dhe Doganat do të sillen në përputhje me ligjet e vendit”, përfundoi Fetoshi.

Afati për regjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori