Doktoresha Zana Luci nga Prishtina është në mesin e shqiptarëve që po arrin suksese në Evropë. Ajo u emërua drejtoreshë e departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Klinikën “Asklepios” në qytetin Lindau të Gjermanisë, ndërsa detyrën e saj të re ajo e nisi në fillim të muajit prill.
Megjithatë, për të arritur në këtë pikë, doktoresha Luci ka përjetuar sfida të mëdha në rrugën e saj drejt suksesit. Në një intervistë për Telegrafin, ajo ka treguar se është përballur me fenomenin e bullizmit nëpërmjet rrugëtimit të saj profesional.
“Para marrjes së detyrës këtu kam qenë zëvendësdrejtoreshë në Spitalin Helios Überlingen, për një periudhë prej dy vjet e gjysmë. Para asaj, isha katër vjet kryemjeke në Spitalin e Ravensburg-it. Pengesat kanë qenë të ndryshme, duke filluar nga ato burokratike e deri te ‘bullizimi’. Fatkeqësisht të gjitha këto i kam përjetuar. Mirëpo, ka pasur edhe shumë mundësi pozitive të cilat kam synuar t’i shfrytëzoj”, është shprehur Luci.
Vazhdimi i profesionit në një vend të Evropës nuk është e lehtë thotë doktoresha, e cila pohon se se “si i huaj” e sidomos si grua, gjithnjë do të vlerësohesh ndryshe, apo më mirë me thënë do të nën-vlerësohesh.
Dallimet në sistemin shëndetësor në Gjermani dhe në Kosovë janë të shumtë, mirëpo doktoresha thotë së nuk mund të bëhen krahasime për shkak se ka dallime ndërmjet madhësisë së shteteve.
“Është vështirë të krahasohet sistemi gjerman me atë në Kosovë, së pari për shkak të madhësisë të shtetit dhe numrit të popullsisë. Mos të harrojmë se Kosova është dashtë me punu me një sistem shëndetësor paralel gati gjatë gjithë viteve të nëntëdhjeta, kurse tek pas luftës filloi pavarësimi në shëndetësi”, theksoi mes tjerash ajo për Telegrafin.

Doktoresha Luci e cila tashmë jeton dhe vepron në Gjermani, thotë se përkundër se nuk ka punuar në Kosovë ka vërejtur se ka mungesë respekti dhe besimi në relacionin mjek-pacient.
“Pasi që nuk kam punuar atje, nuk është e drejtë të dha vlerësim. Por, një dukuri që e kam vërejtë është mungesa e respektit dhe besimit në relacionin mjek-e/pacient. Sidoqoftë, me vendosjen e ligjeve, rregulloreve dhe standardeve mund të vendoset një bazë stabile për të ardhmen”, nënvizoi ajo.
Për suksesin që ka shënuar doktoresha Luci ka njoftuar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.
“Një histori tjetër suksesi nga vajzat tona. Nga nesër, mjekja nga Kosova, Zana Luci, do të drejtojë Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në klinikën ‘Asklepios’ në qytetin Lindau”, kishte njoftuar ambasada.
45-vjeçarja, Zana Luci me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa studimet për mjekësi i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë