Bekteshi: Nga Serbia mund të marrim gaz të paktën për tre deri në katër herë më të ulët se çmimet në bursë

Nëse nënshkruhet një marrëveshje me Serbinë, ne do të blejmë gaz me çmime të paktën tre deri në katër herë më të ulëta se çmimet në bursë, tha sonte ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai në “Top Tema” shpjegoi se vendi po negocion me “Gazin e Serbisë” dhe jo me “Gazpromin”. Kontratën për furnizimin me gaz natyror e ka pala serbe dhe se si do të realizohet teknikisht është punë e tyre. Detyra e shtetit tonë është të sigurojë kushte ligjore dhe teknike dhe rregullore të përshtatshme.
Sipas Ministrit, tani nuk bëhet fjalë për sasi dhe sigurim të lëndës së parë, por për çmim, se sa do t’u kushtojë qytetarëve furnizimi me gaz natyror.
“Negociatat janë në vazhdim dhe janë drejt përfundimit, kemi dorëzuar ofertë, ekipet e ekspertëve janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje, t’i dalim në ndihmë Serbisë me energji elektrike, ndërsa ata të vijnë tek ne për gazin natyror. Nëse ka një marrëveshje, për të cilën jam i bindur sepse është punuar për më shumë se një muaj dhe komunikoj çdo ditë me Ministrinë e Energjetikës së tyre, çmimet do të jenë shumë më të ulëta se çmimi në bursë, të paktën tre deri në katër herë më e ulët se çmimi në bursë. Në këmbim të kësaj do ta furnizojmë Serbinë me energji elektrike me çmime më të arsyeshme”, tha Bekteshi.
Ai tha se nuk duhet ta lexojë marrëveshjen mes Serbisë dhe Gazprom-it./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë