Nga muaji qershor pritet të fillojë ndarja e pensioneve me rritje për të gjithë pensionistët kontribut-dhënës. Mënyra e ndarjes së këtyre pensioneve është e paraparë me udhëzimin administrativ që ka dalë nga Ligji për skemat pensionale, thonë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të pensionistëve.
Në bazë të këtij udhëzimi, i cili nga qeveria e Kosovës është miratuar në fillim të këtij viti, baza e pensionit kontribut-pagues është 158 euro, kurse pensioni më i lartë në Kosovë do të jetë 240 euro.
Kjo shumë është kategorizuar në bazë të përvojës së punës dhe kualifikimit arsimor të personit mbi 65 vjeç.
Ndarjen e pensioneve me rritje nga muaji i ardhshëm e ka konfirmuar Musa Demiri, zëdhënës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
(Qeveria e Kosovës pensionet në bankat komerciale i shpërndan prej datës 20- 24 të çdo muaji, që do të thotë pensionet dalin gjatë këtij muaji).
“Të gjithë pensionistët kontribut-pagues, që kanë aplikuar dhe kanë ofruar dëshmitë e kërkuara sipas legjislacionit që rregullon këtë çështje, nga muaji qershor 2016 do t’i marrin pensionet me rritje”, ka thënë Demiri.
Edhe Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka treguar se gjatë bisedave të zhvilluara më zyrtarë të Ministrisë se Punë është premtuar se gjatë këtij muaji pensionistët kontribut-pagues do të gëzojnë pensionet më rritje.
“Kategoria e parë e ka marrë pensionin nga 1 janari me lartësi 158 euro; kategoria e dytë me shkollë të mesme, shkollë të lartë dhe fakultet ende nuk i kanë realizuar pensionet e tyre, sipas udhëzimit administrativ. Dhe ne (Lidhja e Pensionistëve të Kosovës) më 25 prill jemi marrë vesh që mundësisht diferenca e pagesave të bëhet në prag të një majit. Por, ato u shtynë, ndërkaq tani presim dhe besojmë që gjatë këtij muaji do të realizohet ai premtim për pagesën e pensioneve sipas kategorizimit”, ka thënë Kajtazi.
Për të marrë pensionin me rritje, personat mbi 65 vjeç, që nga 1 janari i këtij viti, është dashur të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, ku përfshihet përvoja e punës dhe kualifikimi arsimor.
Sipas Shaban Kajtazit, nga 41 mijë, sa llogariten të jenë pensionistë kontribut-dhënës, deri më tani dokumentet i kanë dorëzuar rreth 16 mijë pensionistë.
Megjithatë, ai tregon se procesi i aplikimit do të vazhdojë dhe të gjithë pensionistët shumën financiare që u takon do ta marrin në mënyrë retroaktive.
“Ato jepen edhe në vazhdim pasi qytetarëve u kanë humbur diplomat, janë djegur gjatë luftës se fundit, apo gjenden në vende të ndryshme. Por, mundësia është që edhe më tutje të aplikojnë. Dhe pensionet do ti realizojnë prej ditës së aplikimit e tutje”, ka thënë Kajtazi.
Çështja e kategorizimit është kërkuar me vite nga pensionistët, pasi këta të fundit, pavarësisht përvojës dhe kualifikimit kanë marrë pension 75 euro, vlerë kjo që marrin edhe personat të cilët kanë mbi 65 vjeç, por nuk kanë punuar asnjëherë.
Kjo çështje ishte aktualizuar në fund të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës bëri të ditur se buxheti për kategorinë e pensioneve do të rritet për 23 milion euro. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?