Site icon Telegrafi

Nga Prishtina largohet zyrtarisht dhjetë lojtarë, ndër ta edhe kapiteni

Prishtina nuk do të vazhdojë me dhjetë futbollistë që ishin pjesë e skuadrës sezonin e shkuar.

Janë tetë futbollistë të cilëve iu ka skaduar kontrata, Granit Kolshi, Arbnor Zeqiri, Berat Hyseni, Liridon Ahmeti, Taulant Dajaku, Qemail Elshani, Driton Krasniqi dhe Petrit Osmani. Përparim Islami i është mundësuar të jetë i lirë.

Ndërsa, me Durim Gashin është shkëputur kontrata me marrëveshje të dyanshme.

FC Prishtina, të gjithë këtyre futbollistëve iu falënderohet përzemërsisht për kontributin dhe djersën e derdhur.

Të gjithë këtyre futbollistëve iu uron suksese në vazhdim të karrierës.

Ndërsa, me mbrojtësin, Liridon Kukaj, do të vazhdojnë bisedimet pas kthimit nga pushimi të futbollistit. Kurse, me Armend Thaqin janë zhvilluar negociata, por nuk janë mbyllur ende me asnjë vendim nga mbrojtësi i krahut.

Klubi më i madh në vend nuk ka dhënë asnjë deklaratë për sulmuesin Shend Kelmendi i cili është larguar në drejtim të Skënderbeut.

Exit mobile version