Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka folur për qeverisjen Kurti, duke kritikuar ashpër sidomos qasjen në ekonomi, gjersa ka thënë se edhe nga një piroman ka kaluar në fanatik të Asociacionit.
Azemi në intervistën në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se nuk dihet as për përmbajtjen e draftit të Asociacionit, të cilin Bashkimi Evropian ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës së fundmi
“Por, gjithsesi ne kemi kërkuar në vazhdimësi që të informohemi për procesin e dialogut, të cilin z. Kurti e ka mbajtur në një fshehtësi të plotë dhe nuk ka raportuar siç duhet asnjëherë. Pra, një terr informativ ka ekzistuar në opinionin publik, megjithatë aty ku duhet të kemi unitet karshi dialogut me Serbinë nuk ka ndodhur ajo transparencë, prandaj edhe javën e kaluar e kemi akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka dhënë informacione të bollshme”, është shprehur kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj.
Sipas Azemit, Kurti nga një piroman si opozitar është shndërruar në fanatik të Asociacionit.
“Kurti kur nuk ka qenë kryeministër ishte shndërruar në një piroman. Nuk ka lënë cep pa e kall, pa e djegë e pa e rrotullu duke e kundërshtua Zajednicën. E sot i gjejmë ato fakte dhe incizime që ekzistojnë dhe shohim që z. Kurti ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimet të cilat i ka pasur. Kjo është fyerje për qytetarët dhe votuesit e vet”.
“Nga një piroman sot është kthyer në fanatik të Asociacionit të cilin jo vetëm që e ka pranuar, por ka shkuar përtej saj me vet-menaxhim dhe kishën serbe, autonominë të cilën e përfaqëson marrëveshja e fundit dhe është përtej të gjithë atyre që kanë qenë të darkoduara me faktorin ndërkombëtar, por duke iu nënshtruar kushtetutshmërisë së vendit. LDK-ja gjithmonë ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet, por në asnjë moment duke i anashkaluar ose duke shkelur Kushtetutën e vendit”, ka deklaruar zyrtari i LDK-së.
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj ka kritikuar ashpër edhe qasjen që ka qeveria Kurti ndaj ekonomisë. Sipas tij, që tri vjet të LVV-së në pushtet ka zero investime, ndërkaq përmendi edhe sipas tij dështimet në energji.
“Para dy dite kryeministri tha se do të investojë 700 milionë euro në infrastrukturë. Zoti kryeministër, ku ke qenë që tri vjet? A i rujte ato mjete për vitin e fundit që t’ua shpërlash prapë kokën qytetarëve se kinse po punon diçka. Ke ndalë jetën, zhvillimin, integrimin e Kosovës, ke ndalë gjithçka, duke thënë që qeveritë e kaluara kanë vjedhë, ne nuk do të investojmë sepse po vjedhin. Po një kryeministër është shndërru në prokurorin e gjykatës, e jo në një kryeministër që duhet të marrë veprime dhe vendime për të zhvilluar vendin”, është shprehur Azemi.
Ai tutje ka theksuar se rritja ekonomike për këtë vit ka qenë 2.02 për qind që sipas tij, është shifra më e ulët e shënuar ndonjëherë në vend.
“Tash normalisht kur del vendi nga një pandemi, siç ka qenë Covidi, normalisht nga një pauzë pothuajse e tërësishme, kur fillojnë gjërat me u zhvillu diçka edhe ka, por mos u kreno sepse të hyrat i ke kryesisht nga Dogana”.
Azemi ka përmendur inflacionin duke thënë se rritja e çmimeve domosdoshmërish rrit edhe të hyrat doganore.
I pyetur se çka do të duhej të bëhej ndryshe, kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj ka përmendur fushën e energjisë ku sipas tij, është dashur të investohet më shumë në prodhim të energjisë.
“Në energji nuk është bërë absolutisht asnjë send në prodhim. Kem bërë vendime ad-hoc për subvencionim të masave efiçiente, duke subvencionu shtëpi e kaldaja kryesisht të familjeve që i kanë kushtet për t’i blerë edhe vetë ato. Nuk ka subvencionu asgjë për familjet e varfra. Kush e ka shtëpinë e izoluar? Ai që i ka kushtet ekonomike. Pra, kriteret kanë qenë të gabuara dhe shumat me thënë të drejtën kanë qenë tejet të vogla”.
“Qeveria ka përfunduar duke blerë energji elektrike, duke subvencionuar faturat e energjisë në veri qindra miliona euro, por nuk ka bërë asgjë në prodhim. E ka hudhur poshtë projektin e gazit për termocentral, nuk ka punuar në burimet e ripërtëritshme, në gusht të këtij viti ka që dashtë me përfundu ankandi për solare në njëqind megavat, edhe sot jemi nëntor nuk ka përfundu”.
Azemi ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, shumë familje sivjet kanë kaluar nga ngrohjet konvencionale në ngrohje termike.
Ai ka shtuar se në vend që të fokusohet në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike për ngrohje, Qeveria i ka nxitur qytetarët që të kalojnë në ngrohje elektrike, gjë që do ta rrisë kërkesën për energji.
“Pra, nëse energjia nuk është vetëm siguri energjetike, është edhe siguri nacionale, atëherë nuk ka ekuacion tjetër që e shpjegon më mirë se gazi amerikan vazhdon të jetë i domosdoshëm jo vetëm Kosovë, po edhe në aspektin gjeopolitik e strategjik të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
Azemi bëri të ditur se LDK-ja tashmë ka hartuar planin për energji, i cili do të shpaloset në Konventën programore me 19 nëntor të këtij muaji. Dhe aty “ka alternative për këtë çështje”.
“Alternativa kryesore është që ne duhet ta kthejmë projektin e gazit amerikan në diskutim me Qeverinë amerikane për ta realizuar këtë projekt në afat sa më të shpejtë. Duhet të kthehet një projekt 500 megavatesh i një termocentrali me gaz. Ne do të restaurojmë blloqet e Termocentralit Kosova B, do të provojmë të mbyllim Termocentralin Kosova A në afat sa më të shpejtë për shkak të ndotjes. Pra, duhet të bëjmë që ky sistem elektro-energjetik t’i shërbejë jo vetëm vendit, por edhe interesave rajonale”.
Në fund, Azemi ka folur edhe për Ferizajn, duke bërë të ditur se synimet e tij janë që mandatin e ardhshëm të jetë në krye të këtij qyteti.
“Synimet e mia për qytetin tim ku edhe jetoj, janë që në mandatin e ardhshëm të jem kryetar i qytetit. Idetë e mia për një transformim të qytetit jam duke i punuar me një ekip nga brenda dhe jashtë vendit. Unë mendoj që Ferizaj meriton një transformim, të shndërrohet në një qytet të jetueshëm, sepse tani për tani është një katrahurë e madhe”.
“Ferizaj është një qytet mjaft i fuqishëm ekonomikisht, i cili i kontribuon ekonomisë së vendit, pothuajse menjëherë pas kryeqytetit dhe që aty nuk ka ndonjë rregull bazik për të jetuar qytetarët dhe për të pasur një dinjitet në atë qytet. Prandaj, unë thash edhe më herët po punoj me ekipet e mia, të cilat i kemi krijuar në kuadër të Degës së LDK-së në Ferizaj, por gjithsesi jam në komunikim edhe me miqtë e mi, rrjetin tim ndërkombëtar, të cilin po e shfrytëzojmë për të mirën e qytetit, që ta kemi një vizion të një qyteti të jetueshëm, i cili do t’i përngjante qyteteve evropiane. Pra, ky është vizioni të cilin synoj që në mandatin e ardhshëm të jem kryetar i qytetit dhe ta zbatoj këtë vizion”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje