Spanja do të ballafaqohet me Shqipërinë në një ndeshje ku nuk ka asgjë për t’u luajtur për spanjollët përveç një ndeshje për të mbajtur në nivel besimin dhe ndeshjet e mira që kanë dhuruar deri më tani. Në këtë ndeshje mund të shohim të aktivizuar disa lojtarë të “planit të dytë” si Mikel Merino, Alejandro Grimaldo, Dani Vivian, Joselu, Ayoze Perez në mesin e lojtarëve të tjerë.
Të gjithë sytë janë tek kjo ndeshje do të jenë mbi atë se çfarë mund të ofrojë Shqipëria. Një kombëtare me disa lojtarë të njohur në futbollin spanjoll si Ivan Balliu dhe mbi të gjitha Rey Manaj. Sulmuesi do të luajë me Spanjën pas një rruge të gjatë për të gjetur formën e tij më të mirë.
Në fakt, ai kaloi nëpër ekipe si Granada dhe Albacete, me këtë të fundit që gati siguroi promovimin në elitën e futbollit spanjoll. Një lojtar i cili mund të shënojë në çdo rast për t’i siguruar shtetit të tij një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira.
Rruga për të gjetur vendin të cilit i përkisni
Historia e këtij lojtari është mjaft interesante. Në harkun e pesë viteve ai veshi fanellën e gjashtë ekipeve të ndryshme në Itali: Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara dhe Pisa. Gjashtë skuadra në formë huazimi dhe disa mundësi të tjera derisa e provoi fatin e tij në Spanjë tek Granada dhe Albacete, por numrat nuk funksionuan mirë. Përkundër kësaj, Barcelona besoi në talentin e tij dhe e bëri pjesë të saj.
“Më dukej sikur po luaja FIFA në Playstation, por ishte gjithçka e vërtetë. Për disa muaj kisha nderin të vrapojë dhe të stërviste përkrah Messit. Nuk flisja shumë, por dëgjoja gjithçka. Gjatë atyre kohëve, një tjetër klub nga La Liga më deshi mua, por Barcelona vendosi të më mbajë”, kishte thënë Manaj dikur në një intervistë.
Gjatë asaj kohe pas largimit të Messit nga Barcelona u shkaktua një konfuzion tek blaugranasit dhe Manaj ishte “viktimë” e saj. Largimi i Messit, reduktimi i pagës nga Pique për të nënshkruar me Depay dhe Eric Garcia.
Ai u largua me një letër nga Watfordi që shpejt e la atë pa ekip, dhe kur ishte lojtarë i lirë Sivasspori i besoi atij.
Që nga ai moment Manaj ka kthyer besimin e tij tek golat, që prej këtij sezoni ai ka qenë në gjendje të shënojë 18 gola në Superligën e Turqisë, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në ligë. Shifrat e tij u tejkaluan vetëm nga Mauro Icardi me 25 dhe Edin Dzeko me 21 gola.
Një referencë që tregon se kush është lojtari më i rrezikshëm i Shqipërisë, një premtim i cili tani është një realitet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

Rekordi i Arne Slot dhe ndikimi holandez në titullin e Liverpoolit

Gazeta spanjolle me artikull special: Te Reali besojnë se mund ta fitojnë titullin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm