Nga një futbollist që ndiqte nga tribuna ndeshjet e Shqipërisë në lider dhe kapiten te Kosova, shkëlqimi i Herolind Shalës me fanellën verdh e kaltër

Herolind Shala është njëri nga lojtarët kryesor të Përfaqësueses së Kosovës në tri vitet e fundit.
Në ndeshjen e parë të këtij viti me Përfaqësuesen e Kosovës, Shala ishte kapiten ndaj Danimarkës në barazimin 2-2 në Prishtinë.
Që nga ardhja e trajnerit zviceran Bernard Challandes në krye të Kosovës, Shala ka qenë futbollisti më i besuar i tij.
Vetëm ndeshjen ndaj Burkina Fasos në mars të vitit të kaluar Herolindi nuk e luajti 90 minuta, pasi u lëndua në minutën e 29-të për tu zëvendësuar nga Voca.
Shala ka qenë lider i Kosovës në mesfushë, duke shkatërruar aksionet e kundërshtarëve, duke vrapuar në gjithë fushën, asistuar e ndihmuar si mbrojtjen ashtu edhe sulmin.
Me ardhjen e Challandes në krye të Përfaqësueses sonë, Herolindi është shëndërruarr në një Gladiator.
Por djaloshi nga Drenasi nuk e ka pasur këtë tretman sa ishte pjesë e Shqipërisë, pasi thuajse gjithmonë e ka ndjekur Kombëtaren nga tribunat.
Ishte muaji shtator i vitit 2014 kur Shala u bashkua me Kombëtaren A të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Portugalisë në udhëtim, të fituar nga Kuqezinjtë me rezultat minimal 1-0.
Shala ka qëndruar shumicën e ndeshjeve në tribunë duke vuajtur për që nuk iu dha rasti në ndeshjet kualifikuese të luante.
27-vjeçari ka luajtur vetëm pesë ndeshje (151 minuta) miqësore me Kombëtaren A të Shqipërisë, edhe pse kishte statistika të jashtëzakonshme me klubin e tij Slovan Liberec në atë kohë.
“Për mua ka qenë nder që kam veshur fanellën kuq e zi, por nuk jam trajtuar ashtu si e kam merituar. Kaloja nëpër një formë shumë të mirë, shënoja gola rregullisht e asistoja me klubin, luajta në grupet e Ligës së Evropës, por që në Kombëtare nuk mu dha asnjëherë mundësia të luaja në ndeshje zyrtare për t’i treguar kualitetet e mija para popullit shqiptar”, u shpreh Shala për Telegrafin.
Herolindi thotë se vuante përderisa e ndiqte Kombëtaren nga tribunat, edhe pse ka qenë ndër lojtarët më në formë.
“Gjithmonë kur më vinte ftesa e Kombëtares gëzohesha, pasi ishte krenari për mua ta përfaqësoj Shqipërinë. E shikoja Kombëtaren si tifozët e tjerë nga tribunat. Nuk kam luajtur, por gjithmonë e kam qit suksesin e Kombëtares para atij personal, pasi ishte e rëndësishme që të fitonim”, deklaroi Herolindi.
“Jam motivuar edhe më shumë kur nuk kam luajtur, pasi nuk jam dorëzuar në asnjë moment, e kam rritur edhe më shumë kapacitetin e punës”.
Por vuajtjet për të kanë përfunduar me të ardhur në Përfaqësuesen e Kosovës.
“Jam duke jetuar si në ëndërr. Kam punuar shumë për këtë ditë që të jem i rëndësishëm për shtetin tim, por njerëzit e mijë. Po luaj të gjitha ndeshjet, por edhe po jam gjithçka nga vetja për këtë fanellë, për këtë skuadër dhe për këtë trajner që po më jep besim të madh”, vazhdoi tutje Shala.
Shiriti i kapitenit në ndeshjen ndaj Danimarkës e ka bërë krenar Herolindin që gjithsesi e ruan modestinë.
“Ta bartësh shiritin e kapitenit për vendin tënd është një ndjesi shumë e mirë, edhe pse nuk jam kapiteni i parë. Nuk është e rëndësishme kush është kapiten, pasi të gjithë kemi të veshur fanellën e njëjtë të Kosovës dhe luajmë për vetëm një qëllim, ta dërgojmë shtetin tonë te para”.
“Për mua e rëndësishme është vetëm suksesi i Kosovës, pa marrë parasysh se kush është kapiten, apo kush shënon e asiston. Ne jemi një grup i mirë që japim gjithçka nga vetja në fushë për të mirën e vendit tonë”, tha Shala.
Ndeshja e ardhshme do të jetë e para në kampanjën kualifikuese për Kosovën ndaj Bullgarisë, ndërsa Shala beson në rezultat pozitiv.
“Ende mund të themi se jemi një Kombëtare e re dhe se nuk jemi favoritë ndaj askujt. Le të jenë të gjithë kundërshtarët tanë favoritë, pasi ndoshta kjo është në favorin tonë”.
“Qëllimi i ynë është të futemi në fushë për të luajtur futboll, për të luajtur për njerëzit tanë që aq shumë na përkrahin dhe të bashkuar besoj fuqishëm se mund të bëjmë gjëra të mëdha”.
“Ndaj Bullgarisë na pret një ndeshje e vështirë si ndaj gjithë kundërshtarëve të tjerë në grup, por thash më lartë se ne futemi në fushë gjithmonë për të fituar, për të fituar për vendin tonë dhe njerëzit tanë”, përfundoi Shala.
Herolindi ka zhvilluar 14 ndeshje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës nga viti 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit