Ka përfunduar xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, xhiro ku katër ndeshje i kanë takuar vendasve dhe një mysafirëve.
Drita ka triumfuar në derbin e javës, pasi mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1-0 falë golit nga Albert Dabiqaj.
Prishtina ka bërë detyrën ndaj Dukagjinit duke e mposhtur me rezultat 3-0, njësoj siç bëri Suhareka duke ndalur pikët e plota në shtëpi pasi mposhti Feronikelin ’74 me rezultat të pastër 2-0.
Fitore para adhuruesve të vet ka shënuar edhe Malisheva duke triumfuar 2-1 ndaj Gjilanit, derisa Llapi mori tre pikë nga udhëtimi në Ferizaj duke mposhtur ferizajasit me rezultat minimal 0-1.
Telegrafi Sport vazhdon të sjell formacionin më të mirë të javës, ku dominohet nga futbollistët e Dritës dhe Prishtinës.
Portieri:
Ardit Nika bëri paraqitje shumë të mirë në fitoren e Prishtinës 3-0 ndaj Dukagjinit. Klinasit krijuan disa mundësi shumë të mira shënimi, por Nika ishte fantastik në portë duke pritur disa prej tyre dhe duke mbajtur portën e pastër.
Mbrojtësit:
Besnik Krasniqi si gjithmonë ishte fantastik te Drita. Mbrojtësi i djathtë u angazhua shumë si në sulm ashtu duke qenë nga më të mirët. Gjithashtu Krasniqi e nxjerri nga loja edhe Bernard Karricën e Ballkanit me karton të kuq.
Në qendër të mbrojtjes është Egzon Bejtullai që shkëlqeu ndaj Ballkanit. Bejtullai së bashku me Juan Mesan ishin të pakalueshëm, derisa mbrojtësi tetovar dhuroi edhe asistimin te Dabiqaj që realizoi golin e fitores.
Së bashku në qendër të mbrojtjes me Bejtullain është edhe Ardi Ajdini. Talenti prishtinas ishte i pakalueshëm në sfidën ndaj Dukagjinit duke qenë një lider në mbrojtjen bardhekaltër.
Në krahun e majtë vjen Ilir Blakcorri që gjithashtu ishte ndër futbollistët kyç të Llapit në fitoren 0-1 në udhëtim te Ferizaj.
Mesfusha:
Vesel Limaj po kalon nëpër një formë të shkëlqyer që prej transferimit te Malisheva dhe ai e dëshmoi edhe në sfidën ndaj Gjilanit. Limaj dominoi në mesfushë duke shënuar edhe një gol në fitoren e Malishevës 2-1.
Albert Dabiqaj është heroi i Dritës në sfidën ndaj Ballkanit. Mesfushori deçanas ishte një motor i skuadrës bardhekaltër duke dominuar në mesfushë, derisa shënoi edhe golin e fitores 1-0 ndaj kampionit në fuqi.
Albin Krasniqi është në rolin e mesfushorit ofensivë, pasi kaçanikasu ishte thjesht i papërmbajtshëm në sfidën ndaj Dukagjinit. Numri 10 i Prishtinës kishte rol kryesor në autogilin e shënuar nga klinasit për 1-0, derisa realizoi edhe një gol tjetër për të qenë ylli i ndeshjes në fitoren e kryeqytetasve 3-0 ndaj klinasve.
Sulmuesit:
Mevlan Zeka vazhdon të jetë vendimtar te Suhareka. Sulmuesi gjakovar realizoi dy gola në fitoren komode të skuadrës së tij 2-0 ndaj Feronikelit ’74.
Vendimtar për skuadrën e tij ka qenë edhe Ahmed Januzi. Sulmuesi veteran shënoi golin e vetëm ndaj Ferizajt, gol që i solli tre pikët Llapit nga ky udhëtim i vështirë.
Në krahun e majtë të sulmit është Laurent Xhylani. Talenti i madh i Malishevës shënoi golin e fitores ndaj Gjilanit, duke ndalur pikët e plota në stadiumin ‘Liman Gegaj’. Me golin ndaj Gjilanit, talenti Xhylani i bëri vetës dhuratë për ditëlindje.
Trajneri:
Zekirija Ramadani triumfoi sërish ndaj Ballkanit me Dritën e tij. Drita e Ramadanit dominoi nga fillimi deri në fund ndaj kampionit në fuqi, derisa u vërejt dora e Ramadanit që kishte përgatitur skuadrën për mrekulli përkundër se luajti edhe në mesjavë. Për këtë xhiro, Ramadani është trajneri më i mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës