LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër duhet të keni dëshmi të vaksinimit apo testit negativ, për të hyrë në lokale

Nga nesër duhet të keni dëshmi të vaksinimit apo testit negativ, për të hyrë në lokale

Nga nesër (27 shtator), do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.

Vendimi ka ardhur pasi IKSHPK ka konstatuar se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.


Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

Ndërkaq, sipas vendimit të fundit të Qeverisë, nga nesër:

Institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare; Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme;  Dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

– Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga dita e hënë, 27 shtator (maksimumi i nxënësve do të jetë 20).

– Aktivitetet  sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse, në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.

Ndërkaq, të dielën Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pesë persona kanë vdekur nga Coronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 77 raste të reja me këtë virus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4,322 mostrave.

Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 696 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4.176.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 16.481 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër Coronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 503.498 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori