LAJMI I FUNDIT:

“Nga mesnata mediat nuk guxojnë të transmetojnë asnjë program politik”

“Nga mesnata mediat nuk guxojnë të transmetojnë asnjë program politik”

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) informon se pas përfundimit të fushatës zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2017 në mesnatë kur fillon heshtja zgjedhore që zgjat deri në orën 19:00 të ditës së diel më 29 nëntor të vitit 2017, mediat nuk guxojnë të transmetojnë asnjë nga format e prezantimit zgjedhor mediatik.

Nga ASHMAA thonë se nëse bëhen transmetimi i programeve të paguara politike, do të konsiderohet se mediat kanë shkelur heshtjen zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë njoftimit në ditët e heshtjes zgjedhore do të mendohet se mediat e kanë shkelur heshtjen zgjedhore nëse transmetojnë, gjegjësisht publikojnë çfarëdo informacionesh, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çfarëdo forma të raportimit mediatik të cilët në mënyrë të hapur ose të fshehtë janë në funksion të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë ndaj vendimit të votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi të tjera në ditën e votimit si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrës në fushata zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet e pushtetit”, kumtojnë nga Agjencia.


Agjencia pret që të gjithë radiodifuzerët, duke filluar që sonte në mesnatë, ta përshtatin programin e tyre për heshtjen zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori