LAJMI I FUNDIT:

Nga mesjava ndryshim temperaturash në Kosovë, do të bie edhe shi

Nga mesjava ndryshim temperaturash në Kosovë, do të bie edhe shi

Në fillim të javës mbetet ngrohtë dhe kryesisht me diell. Nga e mërkura ftohtë, me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Motit të ngrohtë që mbizotërojë këto dy javët e shkuara po i vjen fundi. Nga mesi i javës fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali, e nga veriu i kontinentit masa të ftohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot të ftohtë dhe rënie të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Ditëve të para të javës do të mbetet ngrohtë, dhe kryesisht me diell, e nga dita e mërkurë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira, e priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.


Ditëve të para të javës për shkak të qarkullimit të dobët ajror koncentrimi i ndotësve do të mbetet në vlera të larta, me cilësi të ajrit përreth vlerave të pashëndetshme. Mirëpo nga dita e mërkurë kur parashihen edhe erëra mesatarisht të fuqishme, ndotësit do të shpërndahen, ndërkaq indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres në vlera të mira dhe mesatare.

28.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë.

29.10 – Mbetet ngrohtë, me vranësira dhe diell. Në mëngjes ftohtë.

30.10-31.10 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu.

1.11 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Ditën ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet do të zbresin nga 23C, në fillim të javës deri në 9C, ditën e enjte.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi 1-3m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, e më pas do të shënojë rritje.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori