LAJMI I FUNDIT:

Nga LeBron James te Kevin Durant, Steph Curry e Anthony Davis – Konfirmohen 11 emrat e yjeve të NBA që do të luajnë për SHBA-në në Lojërat Olimpike

Nga LeBron James te Kevin Durant, Steph Curry e Anthony Davis – Konfirmohen 11 emrat e yjeve të NBA që do të luajnë për SHBA-në në Lojërat Olimpike

Dihen 11 nga 12 lojtarët që do të luajnë për Përfaqësuesen e basketbollit të Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë.

Gjatë Lojërave Olimpike në Paris, që luhen 27 korriku deri më 10 gusht, në dispozicion të trajnerit Steve Kerr janë vënë yjet më të mëdhenj të ditës së sotme dhe praktikisht është e pamundur që dikush t’i kërcënojë me medaljen e arit.

LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Joel Embiid, Jayson Tatum, Devin Booker, Jrue Holiday, Anthony Davis, Anthony Edwards, Bam Adebayo dhe Tyrese Haliburton do të luajnë në Paris, dhe emri i lojtari i fundit do të njihet menjëherë përpara vetë turneut.


Disa nga lojtarët që konkurrojnë për vendin e fundit janë Kawhi Leonard, Paul George, James Harden, Kyrie Irving, Damian Lillard, Chris Paul, Jaylen Brown dhe Brandon Ingram.

Kujtojmë se përzgjedhja e SHBA-së është në Lojërat Olimpike në Grupin C me Serbinë, Sudanin e Jugut dhe fituesin e turneut kualifikues në Porto Riko (Lituani, Itali, Porto Riko, Meksikë, Bregun e Fildishtë apo Bahrein).

Skuadra e basketbollit të SHBA-ve ka më së shumti trofe kur bëhet fjalë për Lojërat Olimpike me 16 medalje të arta.

SHBA tmerron kundërshtarët për Lojërat Olimpike 'Parisi 2024', publikon listën e gjerë me yjet më të mëdha të NBA-së
Lexo po ashtu SHBA tmerron kundërshtarët për Lojërat Olimpike 'Parisi 2024', publikon listën e gjerë me yjet më të mëdha të NBA-së

Që nga viti 1992, kur lojtarët e NBA-së u lejuan për herë të parë të luanin në Lojëra Olimpike, SHBA-ja ka fituar shtatë nga tetë ngjarje të mundshme.

E vetmja herë kur amerikanët mbetën pa medaljen e arit, ndodhi në vitin 2004, kur basketbollistëve të SHBA-së iu desh të kënaqeshin me bronzin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Ligat tjera
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori