Çështja e Manastirit të Deçanit ka nxitur përplasjen mes Historianëve të Kosovës degës në Deçan dhe udhëheqësve të Manastirit.
Së fundmi ndaj një deklarate që historianët e Deçanit bënë të dielën, ku thanë se “Manastiri nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiq”, kanë reaguar nga Manastiri.
Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Twitter, duke thënë se shpifjet e një grupi që e quajnë vetën historianë dhe sulmet që kanë ndodhur janë treguesit më të mirë që janë të rrezikuar.
“Shpifjet e vazhdueshme nga një grup që e quajnë veten “historianë të Deçanit”, krahas 4 sulmeve të armatosura në Manastirin tonë në vitet e kaluara si dhe mohimi i vazhdueshëm i të drejtave tona ligjore të garantuara nga Gjykata dhe ligjet e Kosovës janë treguesit më të mirë se jemi të rrezikuar”, thuhet në postimin e tyre.
Continual slanders by a group calling itself “historians of Decani”, beside 4 armed attacks on our Monastery in previous years as well as persistent denial of our legal rights guaranteed by CCourt &#Kosovo laws are the best indicators that we’re endangered https://t.co/Kuo4fBORyF
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) July 11, 2022
E ndaj kësaj ka reaguar Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan. Në një reagim për media, ata kanë deklaruar se nuk po shpifin dhe se po flasin vetëm të vërtetën.
“Ne, për 15 vite aktivitet në qytetin e Deçanit, në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk kemi shpifur, ne kemi folur gjithnjë dhe në vazhdimësi për të vërtetën e të kaluarës sonë historike. Manastiri i Deçanit, është një objekt me rendësi tepër të veçantë, i kulturës dhe historisë së Kosovës, i respektuar dhe i ruajtur nder shekuj nga shqiptaret vendas. Kreu i Manastirit të Deçanit, e dinë shumë mirë së këtë tempull fetar në vazhdimësi qysh nga koha e Perandorisë Osmane e ka ruajtur Familja Demukaj nga Deçani, dhe gjithandej shqiptarët e tjerë. E kemi për obligim profesionale, që të demaskojmë politiken anti shqiptare të kreut të Manastirit, i cili në vazhdimësi sillet si viktimë”, thuhet në reagim.
Më tej historianët theksojnë se kreu i Manastirit përdor standarde të dyfishta në raport me institucionet e Kosovës.
“Pra, e themi dhe duhet të thuhet në vazhdimësi së Manastiri i Deçanit është objekti dhe vendi me i sigurti në Kosovë sepse atë dhe zonën përreth tij me një perimetër më kilometra e ruajnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Manastiri i Deçanit, nuk rrezikohet nga askush, përveç nga politika e kreut të tij, Igumenit Janjiq”, thuhet tutje në reagim.
Reagimi i plotë i historianëve pa ndërhyrje:
Përgjigje në akuzat e kreut të Manastirit të Deçanit të bëra dje me 11 korrik 2022
Ne, nuk po shpifim.
Ne, jemi Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, një dege e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, e cila është e themeluar në vendin tonë qysh në vitet ’90 të shekullit XX, dhe e ri-themeluar pas çlirimit të Kosovës me 1999, nga emrat me të shquar të historiografisë shqiptare. Kjo Lidhje, ka dege gjithandej Kosovës.
Ne, për 15 vite aktivitet në qytetin e Deçanit, në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk kemi shpifur, ne kemi folur gjithnjë dhe në vazhdimësi për të vërteten e të kaluarës sonë historike.
Manastiri i Deçanit, është një objekt me rendësi tepër të veçantë, i kulturës dhe historisë së Kosovës, i respektuar dhe i ruajtur nder shekuj nga shqiptaret vendas.
Kreu i Manastirit të Deçanit, e dinë shumë mirë së këtë tempull fetar në vazhdimësi qysh nga koha e Perandorisë Osmane e ka ruajtur Familja Demukaj nga Deçani, dhe gjithandej shqiptarët e tjerë.
E kemi për obligim profesionale, që të demaskojmë politiken anti shqiptare të kreut të Manastirit, i cili në vazhdimësi sillet si viktime.
Kreu i Manastirit të Deçanit, në raport me institucionet e Kosovës përdorë standarde të dyfishta. Ai flet gjithnjë dhe në vazhdimësi kundër shtetësisë së Kosovës dhe gjithnjë në gjuhën e tij të folur dhe shkruar me shkrim, ai e përdorë gjithnjë termin: “Kosova dhe Metohia”, pra nuk i referohet emrit kushtetuese të Kosovës, Republika e Kosovës.
Prandaj, Janjiçit, kur i konvenon një gjë, ai thirret menjëherë në institucionet e Kosovës, dhe si të tilla ai nuk i njeh. Pra, ai duhet të reflektoj të pranoj shtetësinë e Kosovës dhe të mos loboj kundër saj. Andaj, ai publikisht të i referohet vendin tonë si Republika e Kosovës.
Ashtu siç e din edhe vet kreu i Manastirit të Deçanit, e din edhe opinionin i gjerë vendor dhe ndërkombëtarë në Kosovë e jashtë saj, së Manastiri dhe pasuri e tij, janë vendet me të sigurta në Republikën tonë, pasi që sigurinë e tij e bëjnë forcat e NATO-së të misionit të KFOR-it.
I kujtojmë kreu të Manastirit, se Manastiri i Deçanit gëzon privilegje të jashtëzakonshme, privilegje këto që i’a kanë njohur institucionet e Republikës së Kosovës, shteti që Igumeni Janjiç nuk e njeh.
Ashtu siç e din edhe kreu i Manastirit të Deçanit, e që në vazhdimësi e kemi theksuar dhe mbrojtur me fakte se pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës i’u kanë dhëne Manastirit duke u thirrur në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit, pra të vitit 1993 dhe 1997, dhe se ky vendim i kushtetueses është në kundërshtim me nenin 113, paragrafi 7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
I rikujtojmë opinionin së ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit, misionin i OKB-së në Kosovës i ka shpallur null (të pazbatuara).
E themi me bindje të plotë së Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykim e saj të majit 2016, i’a ka mohuar një të drejtë elementare qytetareve të Deçanit, ndërmarrjeve dhe punëtoreve të tyre, e assesi Manastirit të Deçanit.
Askush në Kosovë, nuk ia ka mohuar Manastirit të Deçanit të drejtat e tija, as nuk i’a mohon, por sjelljet e kreut të këtij tempulli, ka bere që ai të viktimizohet në vazhdimësi. Të viktimizohet pa bazë dhe pa fakte e pa drejtë.
Pra, e themi dhe duhet të thuhet në vazhdimësi së Manastiri i Deçanit është objekti dhe vendi me i sigurti në Kosovë sepse atë dhe zonën përreth tij me një perimetër më kilometra e ruajnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.
Manastiri i Deçanit, nuk rrezikohet nga askush, përveç nga politika e kreut të tij, Igumenit Janjiq.
Bëjmë thirrje për paqe dhe harmoni të ndërsjellët. Manastiri dhe deçanasit kanë jetuar nder shekuj në harmoni, dhe duhet të vazhdojnë të jetojnë. Manastiri mbetet objekt i vlefshëm për ne dhe kulturën tonë.
E përsërisim prapë, së renditja e organizatës “Europa Nostra”, që i ka bere Manastirit të Deçanit në vitin 2021, ka qenë dhe mbetet një skandal, i cili nuk përkon me realitetin dhe si të tillë organizata duhet të i kërkoje ndjese Kosovës. Përfundimisht mendojmë se ka qene një renditje e porositur, për të dëmtuar imazhin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet