NBA është liga më spektakolare në botë e basketbollit dhe në çdo ndeshje ka aksione dhe shënime fantastike.

Një i tillë ka ndodhur edhe në natën e mbrëmshme në ndeshjen mes Oklahoma City Thunder dhe Portland Blazers.


Ishte alo qendra e Thunder, Taj Gibson që ka shënuar një tre pikësh spektakolar.

Në sekondën e fundit të pjesës së parë, pranë rezultati 57:57, Gibson gjuajti nga koshi në kosh dhe shënoi në mënyrë spektakolare.

Me këtë tre pikësh Thunder shkuan në pushim me epërsi të tri pikëve 60:57, por që në fund u mposhtën 114:109.

Gibson luajti 32 minuta në këtë sfidë duke realizuar në total 15 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe dhuroi katër asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app