LAJMI I FUNDIT:

Nga ‘heroi’ Betim Halimi te Prekazi, Kaçe e Zeka – formacioni më i mirë i xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë

Nga ‘heroi’ Betim Halimi te Prekazi, Kaçe e Zeka – formacioni më i mirë i xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë

Ka përfunduar xhiro e 10-të në Albi Mall Superligë me disa ndeshje shumë interesante.

Kampoioni në fuqi Ballkani është ndalur në barazim nga Dukagjini 0-0, derisa edhe Drita nuk ka marrë më shumë se një pikë nga udhëtimi te Malisheva 0-0.

Suhareka është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Prishtinën 2-1, derisa fitore para adhuruesve të vet ka marrë edhe Gjilani me rikthim 2-1 ndaj Llapit.


Ferizaj ka vazhduar me fitore, teksa ka triumfuar 0-1 në udhëtim te Feronikeli ’74.

Telegrafi Sport si gjithmonë sjell formacionin më të mirë të javës në Albi Mall Superligë, ku kësaj radhe dominohet nga futbollistët e Suharekës dhe Gjilanit.

Portieri:

Betim Halimi e nisi nga banka ndeshjen ndaj Prishtinës me fanellën e Suharekës, por inkuadrimi i tij në lojë i ka sjell fat skuadrës vendase.

Halimi priti penallti në minutën e 97-të, duke qenë vendimtar në triumfin e suharekasve. Përveç penalltisë së pritur, gardiani gjilanas kishte edhe disa intervenime mjaftë të mira.

Mbrojtja:

Filip Gligorov ka qenë i pakalueshëm në fitoren e Ferizajt 0-1 në udhëtim te Feronikeli ’74. Anësori maqedonas shkëlqeu si në defensivë ashtu edhe në ofensivë duke qenë ndër më meritorët për triumfin e ‘Ujqve’.

Në qendër të mbrojtjes vijnë dy mbrojtës veteran si Bajram Jashanica i Ballkanit dhe Arbër Prekazi i Malishevës. Të dy ishin më të mirët për skuadrat e tyre në barazimet 0-0 ndaj Dukagjinit, respektivisht Dritës.

Ndërkohë në krahun e majtë të mbrojtjes është Ylli Ibrahimi i Gjilanit. Anësori fantastik ka shkëlqyer në duel ndaj Llapit, derisa e neutralizoi Elvir Gashijanin për gjatë 90 minutave.

Mesfusha:

Met Millaku ka qenë fantastik në duel me Ballkanin. Mesfushori defensivë ndërpreu shumë aksione dhe ishte lider i Dukagjinit në barazimin pa gola 0-0 me Ballkanin. Ergys Kaçe ka kapur formën më të mirë me Gjilanin. Ylli shqiptar ishte fantastik në rikthimin e Gjilanit 2-1 ndaj Llapit. Ai ndërpreu shumë aksione, derisa thuajse çdo aksion i Gjilanit rrjedhi nga këmbët e tij duke qenë dirigjent në mesfushë.

Robert Rrahmani ka vazhduar shkëlqimin me Gjilanin, duke qenë vendimtar në fitoren e Gjilanit 2-1 ndaj Llapit. Mesfushori mitrovicas shënoi golin e dytë, derisa ishte rreziku kryesor për llapjanët.

Sulmi:

Liridon Fetahaj dhe Mevlan Zeka janë nga Suhareka në formacionin e javës. Dy sulmuesit realizuan nga një gol, derisa gjakovari Zeka kontribuoi edhe me një asistim pikërisht te Fetahaj.

Falë kësaj dyshe Suhareka u rikthye te fitoret pas tre humbjeve radhazi.

Në sulm është edhe irlandezi Abdeen Tempitope Abdul i Ferizajt që edhe këtë javë ishte vendimtar për ‘Ujqit’. Abdul realizoi golin e vetëm në fitoren e ferizajasve 0-1 në udhëtim te Feronikeli ’74.

Trajneri i javës:

Ardian Nuhiu është trajneri i javës së 10-të në elitën e futbollit kosovar. Gjilani shkëlqeu ndaj Llapit edhe pse golat e fitores u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes. Bardhekuqtë dominuan gjatë gjithë ndeshjes, derisa dora e Nuhiut u vërejt edhe tek zëvendësuesit që i sollën fitoren bardhekuqve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori