Ismaila Sarr shënoi një gol të jashtëzakonshëm për Watfordin kundër West Brom nga gjysma e fushës së tyre në “Hawthorns”.

Në ndeshjen e Championshipit të së hënës në mbrëmje, lojtari i dha ekipit mysafir një epërsi të hershme me një gjuajtje magjike në minutën e 12-të.


West Brom e kishte nisur mirë ndeshjen dhe kishte futur në veprim edhe portierin Daniel Bachmann në disa raste, duke bërë disa pritje vendimtare.

Megjithatë, absolutisht nga askund, Sarr i dha epërsinë Watford.

Ai bëri një prekje, ngriti sytë dhe pa David Button jashtë vijës së portës.

Të kesh të menduarit e shpejtë për të tentuar të shënosh nga gjysma e fushës së skuadrës së tij, është diçka e çmendur.

Por, Sarr bëri pikërisht këtë dhe ai e çoi topin mbi Button dhe në pjesën e pasme të rrjetës.

Padyshim se ky gol të do jetë pjesë e listës për çmimin e golit të vitit apo siç njihet ndryshe “Puskas Award”. /Telegrafi/

telegrafi sport app