Koha është që të punoni edhe në qëndrueshmërinë tuaj fizike
Shpesh harrojmë që për seks të mirë është e domosdoshme edhe qëndrueshmëria fizike.
Edhe nëse jeni paksa në një formë më të keqe, ju sugjerojmë disa ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë në mënyrën e duhur, madje edhe për maratonë në seks.
Natyrisht, nevojitet edhe pak vullnet, sepse disa nga këto ushtrime janë goxha kërkuese, transmeton Telegrafi.
Dhe, t’ia fillojmë stërvitjeve:
Ushtrimet flutur
Forcojnë kofshët dhe rrisin qëndrueshmërinë e këmbëve. Përpiquni që këmbët t’i mbani sa më gjerë.
Ushtrimet e Kegelit
Për fillim, ushtrimet e Kegelit të cilat nuk janë të lodhshme dhe të cilat forcojnë të gjithë muskujt e komblikut.
Poza mace
Forcon muskujt e stomakut dhe shpinës.
Supermeni
Ushtrime që forcojnë pjesën e poshtme të shpinës shumë të rëndësishme gjatë treningut.
/Telegrafi/