Diskursi i vrazhdë dhe me përmbajtje ofenduese, me të cilin komunikojnë publikisht individë të skenës politike dhe përfaqësues të partive politike, si dhe dhuna verbale dhe fizike që prodhon ajo, thyejnë të gjitha rregullat e paraqitjes publike si dhe ligjet në fuqi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe shoqërore në Kosovë.
Politologu Ramush Tahiri, vlerëson se diskursi dhe sjelljet, me të cilat përfaqësues të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike, reflekton mungesën e intelektualizmit në politikë.
Kjo për faktin se, sipas tij, fjalori i rrugës ose ai personal, po barten në fjalorin publik, nën arsyetimin se është origjinal, por që, siç thotë ai, nuk i takon nivelit të komunikimit publik, i cili ka rregullat e mirësjelljes.
“Fatkeqësisht, Kosova po kalon në një lloj militantizmi dhe krahinorizmi, si dhe në një lloj animi ku argumentet nuk janë me rëndësi dhe ku po çmohet gjuha, kushtimisht thënë, e të fortit. Do të thotë, argumenti i forcës dhe jo argumenti i fjalës. Nuk po çmohet njeriu, i cili flet intelektualist; i cili jep argumentet ngadalë dhe që jep program. Por, mbahet mend ai i cili ka folur një fjalë të madhe, një fjalë të keqe ose ka bërë një gjest, që për mendimin tim, do të ishte primitiv dhe nuk do ta kishte vendin në paraqitjet publike”, thotë Tahiri.
Mendim të përafërt shpreh edhe sociologu Shemsi Reçica. Ai thotë se diskursi nxitës, me të cilin paraqiten një numër politikanësh në publik, po shkon në një rrugë pa krye.
Sipas tij, në vend të ofrimit të argumenteve dhe fakteve në debate të ndryshme publike, ata ofrojnë një fjalor, siç e quan ai, të pistë, i cili është i rëndë, fyes dhe ofendues për bashkëbiseduesit. Kjo, sipas tij, reflekton mjaft keq tek ata që i shikojnë, dëgjojnë ose i lexojnë.
“Pra, unë e shoh këtë si mungesë të punës, të rezultateve të punës, mungesë e argumenteve për t’u ballafaquar me problemet. Kjo, pastaj, kompensohet me fjalë boshe, por me fjalë të rënda, fjalë të pista, që kanë për qëllim, jo ta thonë një të vërtetë, por ta degradojnë dhe mundësisht ta çarmatosin bashkëbiseduesin, para atyre që e shikojnë ose dëgjojnë ose në raste të tjera edhe që e lexojnë”, vlerëson Reçica.
Degradimi i fjalorit publik, në përballje ndërmjet përfaqësuesve të partive politike, ka sjellë edhe përplasje fizike ndërmjet tyre. Kjo ka ndodhur ditën e premte në një emision të drejtpërdrejtë të njërit prej televizioneve vendore, ndërmjet deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.
Policia e Kosovës, ka raportuar se “se dy meshkuj janë sulmuar mes veti. Njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”.
Kjo përplasje ka nxitur reagime të shumtat qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët mbanin anën e njërit ose tjetrit deputet.
Politologu Tahiri thotë se situatat e tilla mund të prodhojnë pasoja tejet negative, duke bartur përplasjet e tilla edhe në shoqëri.
“Po, sepse Kosova, fatkeqësisht, po shkon kah kjo skajshmëri e politikës dhe kah mungesa e dialogut. Duket se pushteti po çmohet me çdo kusht. Nuk po zgjidhen mjetet për të ardhur në pushtet, po edhe për ta mbajtur pushtetin. Te ne, fatkeqësisht, po çmohet njeriu i cili ia arrin qëllimit, pa marrë parasysh se me çfarë mjete, e jo njeriu, i cili i respekton procedurat dhe jo partia, që i respekton procedurat dhe thirret në procedura. Prandaj, ne kemi deklarata politike nxitëse, që janë mbi ligjin”, thekson Tahiri.
Sociologu Reçica shpreh drojën se në një fazë të mëvonshme, përplasjet verbale, por duke mos përjashtuar edhe ato të dhunshme, rrezikojnë të barten edhe në opinion, në rast se nuk ndërmerren masa nga vetë partitë politike, por edhe nga institucionet e ligjit.
“Në qoftë se lejohet në Kuvendin e Kosovës ose në mediet pamore, të flitet në këto përmasa aq të mëdha me një gjuhë fyese, që nuk e pranon populli ynë, atëherë mund të themi që në njëfarë mënyre, drejtpërdrejt po i hapet rruga edhe përdorimit të dhunës”.
“Kjo dhunë, shfaqet në fillim, në studio, siç e pamë ne mbrëmë. Mirëpo, kjo pritet të shfaqet edhe në Kuvend dhe pastaj, prej Kuvendit mund të dalë jashtë Kuvendit, tek ithtarët e personave ose të grupeve politike”, shprehet Reçica.
Politologu Tahiri thekson se situatave që kanë ngjyrime konflikti ndërmjet partive politike, përballë opinionit, po u ndihmojnë edhe disa medie, portale dhe intelektualë, të cilët kanë krijuar raporte klienteliste, të përfitimeve dhe shprehjes së ndikimit. Sipas tij, në gjë e tillë i jep pasqyrë të keqe shoqërisë, gjatë gjithë kohës që askush nuk thirret në ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, si dhe nuk i respekton procedurat./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës