Ajo është prezantuar si një nga banoret e reja të këtij edicioni që ka nisur me shumë interes nga publiku.

Alba Pollozhani njihet për pjesëmarrjen e saj në Ferma VIP 2, ku u bë një nga personazhet më të komentuara dhe më të dalluara të atij edicioni.


Pjesëmarrja e saj atje i solli vëmendje dhe një bazë të fortë ndjekësish.Vetëm pak muaj pasi përfundoi ai format, Alba ka vendosur të hyjë në një tjetër sfidë të madhe televizive, këtë herë në shtëpinë më të famshme në Kosovë - Big Brother VIP.

Hyrja e saj u prit me entuziazëm nga publiku, i cili është kureshtar të shohë se si do të shfaqet Alba në këtë ambient krejtësisht ndryshe nga ai i Fermës.

Tani, me pjesëmarrjen e Pollozhanit, Big Brother VIP Kosova 4 bëhet edhe më i larmishëm, ndërsa publiku pret me padurim zhvillimet e radhës.

E bashkë me të ka hyrë edhe një banor i ri, Toney, që ishte fillimisht shofer i makinës.

Pritet të shihet në vazhdim loja e tyre. /Telegrafi/

PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com