Në kuadër të promovimit të Ligjit për faljen e borxheve publike dhe për të njoftuar për së afërmi për ecurinë e implementimit të Ligjit për faljen e borxheve publike nëpër institucionet publike, si dhe për sensibilizimine qytetarëve për të përfituar nga falja e borxheve, ministri i Financave Avdullah Hoti sot ka vizituar drejtorinë e kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe drejtorinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku është pritur në takime të ndara nga kryeshefiekzekutiv i kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, si dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj.
Ministri Avdullah Hoti i përgëzoj të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces për të gjitha angazhimet dhe përpjekjet e tyre të deritanishme dhe në të njëjtën kohë i inkurajoj që edhe më tutje të vazhdohet me zbatimin e procedurave të duhura për të përmbushur detyrimet të cilat burojnë nga ligji.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi të vizitojnë institucionet ndaj të cilave kanë detyrime të papaguara dhe në përputhje me Ligjin për faljen e borxheve, të aplikojnë dhe të zhvillojnë procedurat brenda afatit ligjor, në mënyrë që të mund të realizojnë të drejtat e tyre dhe të përfitojnë nga falja e borxheve deri më 1 shtator 2017.
Ministri Avdullah Hoti bëri tëditur se “Me qëllim të koordinimit të mirë të procesit të faljes së borxheve, si ministër i Financave më 3 shkurt 2017 kam themeluar Komisionin Koordinues Ndërinstitucional të Faljes së Borxheve. Komisioni i themeluar po ofron në vazhdimësi përkrahje teknike, procedurale dhe ligjore për të gjitha Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike për të garantuar kështu mbarëvajtjen e procesit në tërësi”.
“Në zbatim të detyrimeve, po merren të gjitha masat e nevojshme nga Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike dhe brenda afateve po punohet për të identifikuar, freskuar dhe përgatitur listat e të gjithë personave, të cilët duke iu nënshtruar dispozitave të ligjit, mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike”, shtoi Ministri Hoti.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, gjatë takimit me ministrin Avdullah Hoti, duke e informuar atë dheKomisionin për faljen e borxheve për zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e mirë, ndërsa sa i përket shlyerjes së borxheve të konsumatorëve tha se edhe më tutje mbetet një numër i madh i konsumatorëve që akoma nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë që ofron Ligji për faljen e borxhevepublike.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë konsumatorëve që gjatë muajve në vazhdimtë shfrytëzojnë mundësinë që ju jep Ligji për faljen e borxheve publike.
Ndërsa, gjatë vizitës së ministrit Avdullah Hoti në KEK, drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj, e informoi Ministrin dhe Komisionin për faljen e borxheve për ecurinë e deritanishme sa i përket faljes së borxheve publike, por edhe për gjendjen e minierës dhe funksionimin e dy termocentraleve.
Ai bëri të ditur se “Me Ligjin për falje të borxheve janë trajtuar gjithsejtë: 238,682 përfitues potencial, ku deri më tani kanë përfituar 117,500 konsumatorë. Nga vlera totale e paraparë për falje 262 milionë deri më tani janë falur 101 milionë (40%), përderisa nga vlera 96 milionë e parashikuar për tu inkasuar deri me tani janë arritur marrëveshje për 14 milionë euro”, ka thënë Gjukaj.
Drejtori menaxhues në KEK Arben Gjukaj, duke falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen e tij të zakonshme edhe njëherë shfrytëzoi rastin që tu bëjë thirrje të gjithë konsumatorëve të KEK-ut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që u jep Ligji për faljen e borxheve” . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite