Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka bërë të ditur se nga e hëna vaksinimi antiCOVID-19 dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në lagjen “Emshir”.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Emshir nga ora 07:00 deri në ora 20:00, çdo ditë të javës.


269049849 4720798731276343 8209122898362587717 n

“Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal nga dita e Hënë me datë 20.12.2021. Do të realizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 7 në Emshir. Orari i punës do të jetë nga ora 07-20, e hënë - e diel”, shkruan Gashi. /Telegrafi/

268870591 4720798611276355 7713203989836245365 n

268275125 4720798761276340 5181870088663590381 n