Nga De Jong te Piatek - talentët që e kanë ngritur jashtëzakonisht shumë vlerën në treg
Shumë lojtarë të talentuar e kanë ngritur jashtëzakonisht shumë vlerën e tyre në 12 muajt e fundit falë paraqitjeve mbresëlënëse në sezonin 2018/2019. Më poshtë jua sjellim disa prej talentëve më të shtrenjtë në qarkullim:
Jadon Sancho

Talenti 19 vjeçar ka luajtur te Watfordi dhe Manchester City para se të transferohej te Borussia Dortmundi në vitin 2017. Tash, klubi gjerman kërkon 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Frenkie de Jong

Ajaxi e transferoi për një milion euro në vitin 2015 nga Willem II, ndërsa e ka shitur te Barcelona për 75 milionë euro. Ndërsa para një viti vlera e tij, sipas Transfermarkt, ishte vetëm shtatë milionë euro.
Joao Felix

Në qershor 2018, ai është vlerësuar dy milionë euro, ndërsa 12 muaj më pas shitja e tij mund të ndodhë për 120 milionë euro.
Nicolas Pepe

Ai u transferua te Lille në qershor 2017 për 10 milionë euro, ndërsa skuadra e tij tash shpreson të përfitojë rreth 80 milionë euro.
Krzysztof Piatek

Në janar 2018, sipas Transfermarkt, vlera e tij ishte 900.000 euro, ndërsa një vit më pas u transferua te Milani për 35 milionë euro. Vlera aktuale e tij është 40 milionë euro.
Zaniolo, Declan Rice, Borja Iglesias...

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, e ka rritur vlerën nga një milion në 40 milionë euro në 12 muajt e fundit.
Një vit më parë, vlera e tij ishte 10 milionë euro, ndërsa tash mesfushori i West Hamit, Declan Rice, vlerësohet rreth 45 milionë euro.
Sulmuesi i Espanyolit, Borja Iglesias, në 12 muajt e fundit e ka ngritur vlerën nga një në 30 milionë euro. /Telegrafi/






























