Nga banesa te vetura dhe paratë – si i shpërblejnë shtetet pjesëmarrëse sportistët për medalje në Lojërat Olimpike

Në Lojërat Olimpike në Paris tashmë janë shpërndarë medalje të shumta dhe sportistët marrin çmime të ndryshme monetare për to, në varësi nga vendi që vijnë.
Sipas të dhënave zyrtare në dispozicion të Komiteteve Olimpike, Hong Kongu shpërblen më së shumti sportistët e tij për medaljen e artë, e cila jep 710.000 euro të pabesueshme për medaljen më të mirë.
Në vendin e dytë për sa i përket çmimit për ar është Izraeli me 255.000 euro, dhe vendin e tretë e zë Serbia me 200.000 euro për sportistët që fitojnë Medaljen e Artë.
Pas tyre vijnë Malajzia me 195 mijë euro, Italia me 180 mijë euro dhe Lituania me 160 mijë euro dhe e 12-ta në listën është Kosova. Shteti ynë sportistët që fitojnë medaljen e artë i shpërblen me 100 mijë euro.
Shumë u habitën nga çmimi i ulët për sportistët amerikanë, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të shpërblejnë arin me 35 mijë euro, argjendin me 20 mijë euro dhe bronzin me 14 mijë euro.
Britania e Madhe nuk jep çmime për fituesit e saj të medaljeve, por atletët jo-profesionistë me potencial të lartë medaljesh mund të marrin çmime të financuara nga Lotaria Kombëtare për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe shpenzimet që lidhen me sportin e tyre.
Para Lojërave Olimpike, Federata Botërore e Atletikës bëri një lëvizje historike dhe ishte e para që vendosi të jepte medaljen e artë në Paris. Ata do të shpërndajnë 50,000 dollarë secili për fituesit e artë në 48 disiplina atletike.
Në mënyrë të ngjashme, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit është zotuar të shpërblejë fituesit e medaljeve në Paris – 90,000 € për arin, 45,000 € për argjendin dhe 22,000 € për ar.
Pas tre ditësh gara në Paris, Japonia ka më së shumti medalje të arta, 6 prej tyre dhe ky vend do t’i shpërblejë sportistët e saj të artë me nga 30 mijë euro secili.
Hong Kongu, i cili ndan më shumë para për ar, tashmë duhet të paguajë 710,000 euro dy herë, sepse atletët e tij fituan dy medalje të arta në skermë. Ata janë Edgar Cheung Ka-long dhe Vivian Kong Man-wai.
For the first time ever, Hong Kong wins two gold medals at a single #Olympics 🇭🇰
Edgar Cheung Ka-long defends his fencing foil gold from Tokyo and joins Vivian Kong Man-wai as a #Paris2024 gold medallist 🥇 pic.twitter.com/ax37UyFF17
— Andrew Hawkins (@AndrewNJHawkins) July 29, 2024
Medaljet nuk sjellin vetëm shpërblime monetare për sportistët në Paris, pasi Kazakistani u jep olimpistëve të tij të artë një apartament me tre dhoma gjumi, një apartament me dy dhoma gjumi është çmimi për sporitstët që fitojnë medaljen e argjendtë dhe një apartament me një dhomë gjumi për ata që fitojnë të bronztën.
Nga ana tjetër, Malajzia u jep makina të huaja sportistëve të saj për medaljen e artë.
Nga rruga, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk i shpërblen atletët financiarisht, por shpërndan fondin e çmimeve për komitetet kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës