Nga artizanati shtëpiak: Kurrë mos e vini këtë në fytyrë

Si duket të gjithë jemi të preokupuar me dukjen tonë, andaj çdo këshillë të cilën e dëgjojmë e shënojnë diku në mendjen tonë dhe presin të na jepet rasti i parë për ta provuar. Mirëpo, disa nga këshillat të cilat i keni dëgjuar nga miket apo jua ka treguar gjyshja nuk bën t’i aplikoni!
Ne të gjitha femrat kujdesemi për lëkurën e fytyrës, por jo çdoherë arrijmë të kemi rezultate të dëshiruara. Janë disa gjëra të cilat asnjëherë nuk guxojmë t’i përdorim për fytyrë, transmeton Telegrafi.
Majoneza
Ky përbërës është e pranishme në shumë maska për flokë, sepse hidraton flokët tuaja. Por nuk guxoni ta përdorni për lëkurën tuaj. Majoneza përmban shumë acid dhe mbyll poret e lëkurës duke mos e lejuar të marrë frymë.
Deodoranti
Vetëm për shkak që nën sqetullat tuaja i mbron nga djersitja, kjo nuk do të thotë që me deodorant mund të spërkatet edhe fytyra juaj me shpresën që nuk do të lejojë që të djersijë edhe si pasojë të shkatërroj dhe grimin.
Shamponët
Të fabrikuara që të pastrojnë dhe të mbajnë mirë flokët tuaja, shamponët nuk janë të bërë për molekulat e ndjeshme të lëkurës tuaj. Dhe nëse fytyrën e pastroni me shampon të flokëve do të përfundoni me një fytyrë të thatë dhe të qarë.
Serumi i flokëve
Vetëm për shkak që përmbajnë fjalën serum në përmbajtje, kjo nuk do të thotë se është i njëjti lloj serumi që lëkura jote mund ta përballojë. Plus, një pjesë e madhe e tyre përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytyrës tuaj.
Sprej për flokë
Mund të keni dëgjuar diku që sprej për flokë ndihmon që grimi juaj të qëndroj sa më gjatë dhe në gjendje të mirë, por ju kurrë nuk do duhej që ta vendosni atë në fytyrën tuaj, sepse ai përmban llaçe dhe alkool që do ta thanin tonin e lëkurës tuaj, duke bërë që ju të dukeni më të vjetra. Përveç kësaj llaku i flokëve përmban substanca kimike që mund ta irritojë lëkurën tuaj, ta skuqë dhe ta bëjë me gunga.
Ngjyra e flokëve
Ngjyrat e flokëve mund të jenë shumë irrituese për lëkurën në zonën rreth syve dhe mund të shkaktoj djegie të syve dhe lot.
Kremi për lëkurën e trupit
Kremi për lëkurën e trupit, nuk duhet të përdoret për lëkurën e fytyrës, sepse ata zakonisht janë më të trashë dhe përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytyrës. Ju duhet gjithmonë të përdorni diçka të butë dhe delikate për fytyrën. Kremrat për lëkurën e trupit janë për ta hidratuar atë (për ta mbushur me lagështi) dhe nuk mund të plotësojnë nevojat e lëkurës së fytyrës (siç është anti-plakja).
Kremi për këmbë
Këto kremra kanë shumë përbërës, janë të trashë dhe shumë ngjitës për lëkurën e fytyrës, kanë shumë kimikate që ju asnjëherë nuk do donit t’i vendosni në fytyrën tuaj.
Llaku për thonj
Llaku për thonj përmban molekulë akrile që do ta thajë lëkurën nga jashtë. Pra, nëse jeni duke pikturuar fytyrën tuaj, bëjeni këtë me ngjyra që janë të fabrikuara për ngjyrosje të fytyrës.
Acidi acetik (Uthulla)
Ju mund ta aplikoni uthullën në fytyrë si tonifikues, por më mirë është që të përdorni tonifikues që ka përmbajtjen e duhur për fytyrën tuaj. Uthulla me kalimin e kohës e humbet ujin dhe bëhet edhe më e fortë dhe nëse e përdorni në fytyrë mund ta irritoj shumë, madje deri në djegie nëse ka shumë kohë që uthullën e keni në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull molle për t’i larguar aknet

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Eliminon qimet e thinjura në afat rekord: Tri lugë në ditë rinojnë flokët!
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës