LAJMI I FUNDIT:

Nga data 5 maj të burgosurit mund të pranojnë vizita familjare

Nga data 5 maj të burgosurit mund të pranojnë vizita familjare
Foto: Arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Në njoftimin e bërë për media nga SHKK thuhet se familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloj lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.


“Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori