Gresa Hoxha – farmaciste, morri pjesë në punëtorinë informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave dhe pajisjeve mjekësore.
E përshtypjet e saj lidhur me gjithë punën që po bëhet në këtë drejtim janë pozitive.
“Është një iniciativë shumë e mirë nga ministria përkatëse. Është dashur të merret kohë më parë, por edhe tash nuk është vonë. Iniciativa është për t’u lavdëruar pasi që përveç që fiton shteti përfitojnë edhe pacientët, e sidomos ata që nuk i kanë kushtet e mira financiare”, deklaroi për RTV Dukagjinin, farmacistja Gresa Hoxha.
Kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arjanit Jakupi tha se një shkurti i vitit 2020 do të jetë data kur do të fillojnë të zbatohet Udhëzimi Administrati për rregullimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe finalizimi i tij do të jetë një faktor stabiliteti i situatës në sektorin farmaceutik.
“Natyrisht se ne si odë do të punojmë së bashku me Komisionin që të japim ekspertizën tonë që kjo punë të mbarë në mënyrë sa më profesionale dhe do të vazhdojmë edhe me hapa tjerë për normalizim të situatës”, tha Arjanit Jakupi.
Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqit tha se është krijuar komisioni administrativ për rregullimin e çmimit të barnave i cili ka për detyrë të caktoj tavanin e barnave dhe pajisjeve medicinale.
“Komisioni ka hartuar një rregull të punës e cila do të vlejë për të caktuar rregullat. Kemi bërë ftesën për aplikim dhe kjo është e çartë se si ne parashohim t’i vendosim çmimet e barnave”, deklaroi Naim Bardiqi, përcjell Telegrafi.
Me funksionalizimin e këtij udhëzimi, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të blejnë barna me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e vendit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re