LAJMI I FUNDIT:

Neymar publikon bisedën me Donnarumman në Whatsapp dhe përgënjeshtron përplasjen me portierin

Neymar publikon bisedën me Donnarumman në Whatsapp dhe përgënjeshtron përplasjen me portierin
(Fotomontazh: Instagram/Twitter)

Neymar i ka përgënjeshtruar njoftimet për një përplasje me Gianluigi Donnarumman pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Marca dhe ESPN kanë raportuar se sulmuesi dhe portieri ishin pranë përplasjes fizike duke e akuzuar njëri-tjetrin për eliminimin.

Përfaqësuesit e italianit i kanë mohuar këto pretendime, ndërsa tash edhe braziliani ka sqaruar përmes faqes së tij të Instagramit.


Ai madje e ka publikuar bisedën që e ka zhvilluar me Donnarumman në Whatsapp duke i akuzuar gazetarët si të paaftë.

(Foto: Instagram/neymarjr)

Siç mësohet nga biseda, portieri ia ka dërguar sulmuesit lajmin e Marca duke i thënë: ‘Hej, Ney, më vjen keq për dje, kjo është e papranueshme”.

Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasjeje të madhe mes vete pas humbjes nga Reali, bashkëlojtarët ndërhynë për t’i ndarë
Lexo po ashtu Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasjeje të madhe mes vete pas humbjes nga Reali, bashkëlojtarët ndërhynë për t’i ndarë

“Miku im! Kjo mund të ndodhë në futboll”, i është përgjigjur Neymar.

“Ne jemi një skuadër dhe të gjithë jemi me ty. Ti je shumë i ri dhe do të fitosh shumë. Reago dhe ec përpara. Përqafime”, shkruan tutje braziliani.

30-vjeçari e ka publikuar edhe një tjetër postim në InstaStory duke i akuzuar gazetarët që e kanë bërë lajmin si jo profesionistë.

“Urrej kur duhet të flas për lajme… Por, publikimi i mëparshëm është një gënjeshtër. Nuk ka pasur zënkë në zhveshtore! Gazetarët e paaftë po përpiqen ta promovojnë veten. Ndoshta herën tjetër, në rregull?”, ka shkruar Neymar. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/neymarjr)

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori