Neymar është në qendër të kritikave pasi shumë shpesh ka simuluar në këtë Kampionat Botëror.

RTS Sports ka zbuluar se sulmuesi brazilian ka qëndruar pothuajse 14 minuta (13 minuta dhe 50 sekonda) në katër ndeshjet e zhvilluar të Brazilit deri më tani.


Kundërshtari i fundit i Brazilit, Meksika, u zemërua shumë me sjelljen e lojtarit të PSG.

GettyImages 989803480 Neymar (Getty Images)

Sipas meksikanëve, Neymar simuloi shumë gjatë përballjes së 1/8, ku në fund Brazili fitoi me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje, Neymar pati rekordin e tij duke qëndruar shtrirë në tokë: 5 minuta e gjysmë.

GettyImages 989790474 Neymar Jr i lënduar në tokë (Getty Images)

Neymar edhe në fazën e grupeve me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë kishte marrë shumë ndërhyrje.

Ai e ka shpjeguar shtrirjen e tij me dhimbjet e mëdha që i përjeton gjatë ndeshjes prej ndërhyrjeve.

GettyImages 989779846 Neymar (Getty Images)

Brazili në çerekfinale do të takohet me Belgjikën, ku pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë.

Neymar ka shënuar dy gola në këtë Kampionat Botëror./Telegrafi/

telegrafi sport app