Newcastle - Chelsea, formacionet zyrtare

Newcastle United dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë mysafirë të Laraskave në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri ka dy fitore në dy ndeshjet e para dhe dëshiron të vazhdojë këtë seri edhe në udhëtimin e tyre te Newcastle.
Në anën tjetër, vendasit kanë një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e para dhe presin të shijojnë fitoren e parë këtë sezon.
Sikurse Sarri, ashtu edhe Rafa Benitez kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Newcastle: Dubravka; Yedlin, Schar, Fernandez, Clark, Dummet; Ritchie, Ki, Diame, Murphy; Rondon.
Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Jorginho, Kovacic, Kante; Hazard, Morata, Pedro.
/Telegrafi/


















































