LAJMI I FUNDIT:

New York Times: Donald Trump ‘nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat’ për 10 nga 15 vitet para presidencës së tij

New York Times: Donald Trump ‘nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat’ për 10 nga 15 vitet para presidencës së tij

Donald Trump pagoi vetëm 750 dollarë taksa federale të të ardhurave në vitin 2016 – viti kur ai u zgjodh president, sipas The New York Times.

Madje, një hetim nga gazeta pohoi gjithashtu se ai nuk pagoi fare tatim mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet para se të bëhej president, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pretendimet vijnë vetëm disa javë para zgjedhjeve për president në SHBA, ku thuhet se “fatura e tij e taksave gjithashtu arriti në vetëm 750 dollarë në vitin 2017, gjatë vitit të tij të parë në detyrë”.


Por kur u pyet në lidhje me raportin në fjalë, në konferencën e tij të përditshme, z. Trump tha: “është krejtësisht një lajm i rremë, i sajuar. Në të vërtetë kam paguar taksat”.

Z. Trump këmbënguli se detajet e tij të taksave do të lëshohen kur Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS) të përfundojë auditimin e tij.

Një avokat i Organizatës Trump i tha gazetës se “shumica, nëse jo të gjitha e fakteve duket të jenë të pasakta”.

Në një deklaratë, ai tha se presidenti “i ka paguar dhjetëra miliona dollarë taksa personale qeverisë federale, duke përfshirë pagimin e miliona taksave personale që nga shpallja e kandidimit të tij në vitin 2015”.

Raporti i “NY Times” pretendon se z. Trump ishte në gjendje të minimizonte “faturën e tij të taksave” duke raportuar humbje të mëdha në të gjithë perandorinë e tij të biznesit.

Presidenti amerikan vlen rreth 2.1 miliardë dollarë – me 1 miliard dollarë më pak gjatë pandemisë së coronavirusit, sipas vlerësimit të fundit nga revista Forbes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori